Home / Investime / Thirrje për bizneset për pjesmarrje në seancën informuese për grante

Thirrje për bizneset për pjesmarrje në seancën informuese për grante

Thirrje për bizneset për pjesmarrje në seancën informuese për grante.
Organizata Help, dega në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Berat kërkon të përkrahë biznese të vogla dhe të mesme me grante në pajisje me vlerë deri në 2,000 Euro me qëllim nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit në Bashkinë Berat.

Vendi i takimit: Bashkia Berat, Salla e Këshillit Bashkiak.
Data e takimit: 10.12.2021
Ora e takimit: 11:00

Për t’u kualifikuar për aplikim për fazën e parë:
• Të jetë banor/e e Bashkisë Berat;
• Të jetë i gatshëm për pjesëmarrje me bashkëfinancim
në investim me shumën prej 15%;
• Aplikuesi mund të jetë:
1. biznes i ri (start-up);
2. biznes ekzistues;
• Të dorëzojë të kompletuar formularin e aplikimit sipas
thirrjes/të dhënave në aplikim;

Ju mirëpresim!