Home / Aktivitete / “Te pastrojme BERATIN qe duam”

“Te pastrojme BERATIN qe duam”

Aksioni “Të pastrojmë BERATIN që duam” u krye sot nga ora 09:00 – 13.00. Ai kishte në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane dhe promovimin e një mjedisi të pastër. Me evidentimin e pikave problematike të qytetit, të cilat kishin nevojë për ndërhyrje emergjente, u përgatit plani i veprimit për zhvillimin e këtij aksioni; u sigurua logjistika për transportin e mbeturinave ( firmat sipërmarrëse të pastrimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ndërmarrja e Gjelbërimit, Drejtoria e Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, SHA Ujësjellës – Kanalizime ); përfshirja e stafit të Bashkisë në këtë aksion, koordinimi me institucionet e tjera publike (Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve).
Pikat që u vendosën për t’u pastruar:
– Kalaja;
– Lagjet “Goricë” dhe “Mangalem”;
– Lagja 1 dhe 3; përroi i Zagores;
– Njësia Administrative Velabisht, fshati Starovë;
– Njësia Administrative Sinje (Qendër);
– Njësia Administrative Roshnik, fshati Vojnik;
– Njësia Administrative Otllak, fshati Orizaj dhe Otllak.
Ne këtë aksion morën pjesë rreth 210 forca të Bashkisë Berat, 12 forca te Inspektoratit te Mjedisit dhe Pyjeve, 60 forca te sipermarresve te pastrimit. Për të kryer këtë kasion u vunë në dispozicion edhe mjetet e ndërmarrjeve të ndryshme të Bashkisë, u shpërndanë gjithashtu 500 qeska 80 litërshe dhe 300 palë dorashka.
Gjatë aksionit u hoqën: Mbetje urbane – 16 ton / Dhera – 1700 m3 / Degë dhe barishte – 6.2 ton / U krye sistemimi dhe gërmimi i dheut me ekskavator, si dhe dezinfektimi i zgavrave dhe pusetave.
Për një BERAT të pastër jo vetëm për një ditë!