Home / Aktivitete / Takimi per menaxhimin e mbetjeve urbane

Takimi per menaxhimin e mbetjeve urbane

Gjatë takimit të autoriteteve lokale të Rajonit të Beratit me Ambasadorin e Zvicrës në Shqiperi Z Christoph Graf dhe me përfaqësues të Programit të Qeverisë Zviceriane për mbështetjen e projektit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Rajonin e Beratit. Projekti kap shifrën e 2,400,000 frangave, ku 20% e shumës do te jëtë bashkëfinancim i Bashkive të Rajonit të Beratit.Faza e parë e projektit parashikon ngritje kapacitetesh per stafet, përgatitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve në nivel rajonal dhe studimin e fizibilitetit , fushatë ndërgjegjësimi për publikun dhe zbatimin e masave aftashkurtra që kanë të bëjnë me vendosje kontenierësh dhe pajisje ricikluese, rehabilitim të vend-grumbullimit të mbetjeve apo praktika për kontrollin e hedhjes se mbetjeve.Në një fazë të mëtejshme, pas vlerësimit të performancës së fazës së parë, projekti do të vijojë me ndërhyrje në infrastrukturën e mbetjeve, si stacionet e transferimit të mbetjeve, pajisje transporti, fabrika trajtimi mbetjesh apo landfill, në varësi të përfundimeve të studimit të fizibilitetit.