Home / Aktivitete / Takimi me personat me aftesi te kufizuar

Takimi me personat me aftesi te kufizuar

Ne daten 17.03.2016 ne sallen e Keshillit Bashkiak Drejtoria e Sherbimit Social ne bashkepunim me Shoqaten e Personave te Verber zhvilloi nje takim mbi temen e Punesimit te Personave me Aftesi te Kufizuar ne kuader te sloganit « Vizion per Punesimin ».Ne kete takim moren pjese N/Kryetarja e Bashkise Berat,Drejtoria e Sherbimit Social,Perfaqesues te zyres se Punesimit Berat,Perfaqesues te Biznesit si edhe pjese e anetareve te Shoqates se te Verberve . Qellimi kryesor i kesaj tryeze ishe ndergjegjesimi ne rendesine e zbatimit te kuotes se punesimit ne sektorin publik dhe privat.Nxitja e te kuptuarit e ceshtjeve te punesimit te PAK dhe adresimin e tyre tek komuniteti i biznesit,sektori publik vendor dhe komunitetet lokale.