Home / Aktivitete / Takimi me organizatorë të Shoqatës së Matematikanëve të Klubit “Paskal”

Takimi me organizatorë të Shoqatës së Matematikanëve të Klubit “Paskal”

Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, zhvilloi sot një takim me organizatorë të Shoqatës së Matematikanëve të Klubit “Paskal” me qendër në Tetovë, të cilët i propozuan Kryebashkiakut Sinaj që në bashkëpunim me Shoqatën e Matematikanëve të Shqipërisë dhe të Kosovës të organizojnë në muajin maj në Berat me nxënësit e shkollave 9-vjeçare Olimpiadën e 23-të Mbarëshqiptare të Matematikës.
Propozimi u mirëprit nga z. Sinaj, i cili shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson për realizimin e këtij projekti.