Home / Njoftime / Takimi me ekipin e DLDP

Takimi me ekipin e DLDP

#BashkiaBerat priti sot ekipin e DLDP (Decentralization and Local Development Program), një instrument i mbështetur nga qeveria zvicerane, ku fokusi ishte mbështetja dhe përmirësimi i shërbimeve publike në pikëpamjen e marrëdhënies “Bashki – Njësi Administrative (ish komunat)”, nevojat që ne kemi, si dhe bashkëpunimi i pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ të bashkisë me qytetarët, sesi të rrisim përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, sepse besojmë plotësisht se politikat e mira bëhen duke shërbyer me cilësi dhe pasur qytetarin në qendër të vëmendjes.
#BeratiPunon#NjëHapPërpara