Home / Investime /  TAKIMI II I KËSHILLIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK VENDOR

 TAKIMI II I KËSHILLIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK VENDOR

Në sallën e mbledhjeve të Bashkisë u zhvillua sot takimi II i Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor. Ky takim u organizua nga Drejtoria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Berat, me mbështetjen e projektit të USAID-it për Planifikim e Qeverisje Vendore. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes vendore dhe bizneseve lokale. Morën pjesë në këtë takim anëtarët e Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor në Berat, përfaqësues nga Drejtoria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Berat dhe përfaqësues të Projektit PLGP të USAID-it. Gjate takimit u diskutua rreth ideve për gjallërimin e jetës së qytetit gjatë sezonit turistik.