Home / Aktivitete / Takim pune i të gjithë aktorëve vendore që ofrojnë shërbime për fëmijët

Takim pune i të gjithë aktorëve vendore që ofrojnë shërbime për fëmijët

Në datën 26 Mars 2012, në ambientet e Sallës së Këshillit Bashkiak, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve me mbështetjen e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale organizoi takimin me të gjithë aktorët lokale, përfaqësues te institucioneve publike dhe përfaqësues te organizatave të ndryshme te cilat ofrojnë shërbime për fëmijët ne qytetin e Beratit.

Drejtoria e Sherbimeve Sociale, prane Bashkise Berat, ne vijimesi te trajtimit te gjithanshëm te problematikave të komunitetit, mendoi të realizojë këtë takim pune duke filluar nga fëmijët, si pjesa më e ndjeshme e shoqërise për të cilën flitet shumë dhe vazhdohet të bëhet pak.

Kjo Drejtori përvec stafit të administratoreve sociale të cilët operojnë pranë çdo njësie administrative, për të qënë sa më afër komunitetit, ka shtuar edhe dy funskione të reja në shërbim të qytetarëve, të cilat janë Specialisti i cështjeve gjinore dhe dhunës në familje dhe Specialistin e Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Ky takim kishte  per qellim njohjen me problematikat dhe rezultatet e punes së çdo institucioni të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë në fokus fëmijët.

Me pjesëmarrjen e të gjithë insitucioneve vendore në këtë takim u synua që të :

  • Realizohej njohja dhe prezantimi i te gjithe institucioneve me shërbimet që ofron secili prej tyre
  • Cfarë problematikash hasen gjatë punës
  • Llojet e shërbimeve ekzistuese për qytetin
  • Shërbimet që mungojnë dhe për të cilat lind nevoja
  • Marrja e përgjegjësive për trajtimin e fëmijëve në risk
  • Bashkëpunimi dhe puna në grup në trajtimin e rasteve
  • dhe hartëzimi i këtyre shërbimeve.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Këshillit të Qarkut, Prefektures, Drejtorise Arsimore, Zyrës së Punës, Drejtoria e Shëndetit Publik, Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtues të Qëndrave Rezidenciale, të Fondacionit Ndihmë për Fëmijët, Kryqi i Kuq, Mitropolia, Medreseja “Vexhi Buharaja”, Shoqata për personat me aftësi të kufizuar, Shoqata e Jetimëve, “Misioni pa kufij”, Observatori i të Drejtave të Fëmijëve, etj….

Fjala e hapjes u mbajt nga nënkryetarja e Bashkisë Znj.Evgjeni Pelivani e cila vlerësoi organizimin e këtij takimi dhe i ftoi të gjithë partnerët të rrisin rolin dhe kontributin e tyre ne çështjet e fëmijëve.

Në fjalën e tyre çdo përfaqësues institucioni bëri prezantimin e shërbimeve që ofron dhe kërkuan që takime të tilla të mos jenë sporadike por të kenë një vijueshmeri periodike ku të trajtohen arritjet dhe problemet që hasen gjatë punës. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është celësi i suksesit në arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

Ky takim shërbeu si fazë përgatitore për ngritjen e tryezës teknike me përfaqësues të çdo insitucioni, tryezë e cila do të ketë për detyrë trajtimin rast pas rasti të të gjithë fëmijëve në situatë risku duke referuar apo ofruar shërbime konkrete jo vetëm ndaj fëmijës por edhe familjes.

 

Pergatiti

Julinda Vokopola

Njësia per Mbrojtjen e Fëmijëve

Bashkia Berat