Home / Investime / TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E BANKËS BOTËRORE

TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E BANKËS BOTËRORE

Në mjediset e Bashkisë u zhvillua sot një takim midis përfaqësuesve të Bashkisë, Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në këtë takim u diskutua në lidhje me dy projektet e rrugëve lidhëse që të çojnë në kala; njëra prej rrugëve “Mihal Komneno” që është në proces zbatimi, ndërsa tjetra lidhet me rrugën “Muzakë Topia”, që shtrihet nga rethrrotullimi i ish-karburantit të shtetit deri në qafën e kalasë. Për rrugën “Muzakë Topia” u diskutuan hapat që janë duke u ndjekur në lidhje me shpronësimet. Pasi të mbarojë ky proces, në muajin qershor të këtij viti do të fillojë rehabilitimi i plotë i kësaj rruge. Veç dy projekteve të mësipërme, që financohen nga Banka Botërore, në këtë takim u diskutua edhe për projekte të tjera që lidhen kryesisht me fushën e turizmit.