Home / Njoftime / Takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri ( PNUD) Z. Brian J. Williams.

Takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri ( PNUD) Z. Brian J. Williams.

Në Bashkinë Berat u zhvillua një takim ndërmjet Përfaqësuesit të Përhershëm të Programit të Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri ( PNUD) Z. Brian J. Williams dhe Nënkryetarit të Bashkisë Berat Z. Çlirim Brisku.

Gjatë takimi palët vlerësuan projektet e përbashkëta të zbatuara në qytetin e Beratit, të cilat kanë iniciuar me projekte në fushën e turizmit dhe më tej me mbështetjen që PNUD ka dhënë për rehabilitimin e zonave të përmbytura në Bilçë dhe Uznovë , rehabilitimin e rrugës së Moravës, si dhe projektin e Qëndrës Ndërkulturore Komunitare për Komunitetin ROM .

Kjo Qendër funksionon tashmë e menaxhuar nga Bashkia e Beratit, duke i ardhur në ndihmë fëmijeve të komunitetit Rom dhe Egjiptian dhe gjithë popullatës së zonës , duke ofruar shërbime mjekësore,stomatologjike, specialist të arsimit dhe aktivitete rekreative.

Z. Williams vlerësoi qëndrueshmërinë e projektit dhe partneritetin me strukturat lokale në Berat.

Nënkryetari i Bashkisë Z. Brisku shprehu interesin e Bashkisë Berat për të patur mbështetjen e programeve të Kombeve të Bashkuara në projekte të mëtejshme në fushën e shërbimeve sociale për qytetin e Beratit.