Home / Aktivitete / Skema e re e ndihmes ekonomike

Skema e re e ndihmes ekonomike

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social Rajonal Berat gjatë datave 15/16/17 zhvilluan takime informuese me familjet përfituese të ndihmës ekonomike, si dhe me aplikantët e rinj që pretendojnë të bëhen pjesë e kësaj ndihme, duke i njohur ata me ndryshimet e ligjit të ndihmës ekonomike.

Takimet u organizuan në të pesta Njësitë Administrative të Bashkisë Berat, ku të pranishëm për lançimin e kësaj skeme ishin Nënkryetarja e Bashkise, znj. Teuta Muçogllava, Prefekti i Qarkut Berat, z. Harilla Dafa, znj. Luneda Sufali, drejtoreshë e Shërbimit Social Shteteror, drejtoresha e Shërbimit Social Rajonal Berat, znj. Mirela Buhuri, drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat, znj. Sadete Myftari, përgjegjësi i Sektorit të Ndihmës Ekonomike, z. Piro Xheblati.

Gjatë kësaj fushate qytetarët dhe familjet në nevojë u informuan lidhur me rëndësinë e aplikimit në skemën e re të ndihmës ekonomike, prioritetet që ka kjo skemë, mënyrën e aplikimit, si dhe sistemin e pikëzimit për përftimin e kësaj ndihme.