Home / Njoftime / Situata e zjarreve

Situata e zjarreve

Falë bashkëpunimit, organizimit dhe përkushtimit të treguar nga të gjitha strukturat e Bashkisë së Beratit, si dhe të kontributit të paçmuar të ushtarëve të repartit të Poshnjës dhe të gjithë atyre që u solidarizuan jo vetëm me fjalë për të fikur zjarrin e rënë në malin Partizan dhe në fshatin Molisht, pas një lufte thuajse triditore me flakët, sot pasdite u bë e mundur shuarja përfundimtare e zjarreve dhe vënia nën kontroll e territorit.