Home / Aktivitete / Si e shikoni trashëgiminë kulturore shqiptare?

Si e shikoni trashëgiminë kulturore shqiptare?

Ditën e hënë, datë 3 Shtator përpara Bibliotekës Vehxhi Buharaja u mbajt një ekspozitë me fotografitë të përzgjedhura si fituese nga konkursi Mbro dhe Promovo. Mbro dhe promovo ishte slogani i kërkimit fotografik që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme që shoqërojnë identitetin tonë kulturor.