Home / Njoftime /   SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

  SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

     SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR

Bashkia  Berat, për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë  21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,  Udhëzimit Nr. 12, datë 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, si edhe kërkesës së ardhur nga institucioni arsimor, për nevoja të mësimdhënies,  shpall vendin  e lirë  profili parashkollor  me kohëzgjatje pa  afat.

 

  • Një Mësues Edukator grupi në kopështin “Një Qershori”,  në Drejtorinë  e Arsimit , Bashkia Berat , me  kontratë pa afat .

 

Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore  në Bashkinë Berat, për të njoftuar sipas ligjit aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021 sipas udhëzimit dhe afateve ligjore .

 

 

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin tuaj!

 

 

BASHKIA  BERAT