Home / Njoftime / SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PUNONJËS NË POLICINË E BASHKISË SË BERATIT

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PUNONJËS NË POLICINË E BASHKISË SË BERATIT

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE        
PUNONJËS NË POLICINË E BASHKISË SË BERATIT

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr.8224, datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”,i    ndryshuar, nenit 11 të Rregullores së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës, VKM-së nr.525, datë 11.9.2018, “Për disa ndryshime në vendimin nr.313 datë 01.07.2002 të Këshillit të Ministrave për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpezimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar, Bashkia e Beratit shpall procedurat e konkurimit për vendet e  lira,

 

  • Punonjës i Policisë Bashkiake                          3(tre) pozicione

    KANDIDATËT PËR PUNONJËS  I POLICISË BASHKIAKE DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT E POSAÇME SI VIJON: 

    – Të jetë shtetas shqiptar;
    – Të kenë të kryer arsimin e mesëm;
    – Të jetë i moshës nga 19-27 vjeç;
    – Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
    – Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
    – Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
    – Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit dhe të mos ketë qënë i dënuar për shkelje të rënda dhe vepra penale;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT  
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë;
a- Kërkesë për aplikim
b- Curriculum Vitae(Jetëshkrim);
c- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
d- Çertifikatë e përbërjes familjare dhe personale
f- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
g- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
h- Fotokopje e librezës së punës.

i- Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
j- Raport mjeko-ligjor
k- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore(deshmi penale)
l- Vërtetim nga prokuroria (që nuk është aktualisht në proces hetimi);
m-Vërtetim nga Gjykata (që nuk është aktualisht në proces gjyqësor);
n- Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave (që nuk është person fizik dhe juridik);
p- 2 Fotografi (një copë 9 x 6 cm dhe një copë 2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në  Sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  15.09.2022.


REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË DOKUMENTACIONIT

Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Beratit do të shpallë në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, në faqen e internetit të Bashkisë Berat , në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve  që kanë paraqitur  kerkesën dhe dokumentacionin  për pozicionin e publikuar pasi të ketë marë edhe  vërtetimin e personalitetit për  kandidatët . Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Kandidatët do të njoftohen në lidhje me  datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet procedura.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.8224, datë 15.5.1997 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar;
c- Njohuritë mbi Rregulloren së Brendshme “Tip” të policisë së bashkisë dhe komunës;

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE


Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Kandidatët  në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
    b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
    c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve,intervistës me gojë , procesverbalit të komisionit të posaçëm , Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Beratit do të shpallë fituesit në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” , në faqen  zyrtare të Bashkisë  dhe  në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve .

 

 

BASHKIA  BERAT