Home / Njoftime / SHPALLJE PËR POZICIONE TË LIRA PUNE

SHPALLJE PËR POZICIONE TË LIRA PUNE

SHPALLJE PËR POZICIONE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për Vetë-qeverisjen Vendore”, neni 8, pika 2, neni 64, gërma “a”, “g”, ligjit Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i azhornuar, mbështetur në Marrëveshjen e Shkëmbimit të Borxhit Italo-Shqiptarë IADSA II me nr.3628 Prot, datë 30.07.2020, si dhe sipas pikës 12.7 të Udhëzuesit për Zbatimin e Projektit (GPI), ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” Bashkia Berat kërkon të punësoj me kohë të plotë dy punonjës për një periudhë deri në 5 muaj me mundësi të shtyrjes së këtij afati:

 

  • Një Drejtues/Administrator për Qendrën Rinore Multifunksionale Berat

 

  • Një Recepsionist për Qendrën Rinore Multifunksionale Berat

 

Objektivi  kryesor i projektit është krijimi i Qendrës Rinore Multifunksionale si një model për të zhvilluar dhe fuqizuar fëmijët dhe të rinjtë në zonën lokale për t’u bërë qytetarë aktivë me një grup aftësish shumëplanëshe dhe për të përcaktuar strategjitë e tyre të jetës për arritjen e suksesit. Projekti gjithashtu synon të rinovoj dhe modernizoj një hapësirë krijimtarie për aftësi artistike, sportive, profesionale, inovacion, kërkim dhe turizm për komunitetin rinor që mundëson ofrimin e shërbimeve standarde për vizitorët. Të zhvillohen alternativa dhe mundësi për forcimin e komunitetit dhe përfshirjen e tij në jetën dhe aktivitetet publike. Grupi i synuar i këtij projekti të parashikuar përfshinë rininë, komunitetin studentor të Beratit, gratë dhe grupet vulnerabël, komunitetin e biznesit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

Pozicioni i punës 1

Përshkrimi  punës

  1. Drejtuesi do të jetë përgjegjës për ideimin dhe menaxhimin e organizimit të aktiviteteve,
  2. Bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet publike dhe palë të treta,
  3. Do të shërbejok si pikë kontakti dhe bashkëpunimi me përfaqësues të pushtetit vendor sipas grup targetit,
  4. Menaxhimin dhe drejtimin e të gjithë grupeve të qendrës multifunksionale,
  5. Përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe pajisjeve në të gjithë qendrën,
  6. Përfaqësues zyrtar i qendrës në nivel institucional, që mban kontaktet për nisma të ndryshme lokale, rajonale, kombëtare e më gjerë,
  7. Përgjegjës për implementimin e politikave dhe strategjive të pushtetit vendor e qendror,
  8. Do të jetë përgjegjës për menaxhimin e të gjithë hapësirave me dizenjim të posaçëm të qendrës, menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë aktiviteteve të organizuara në qendër.

Paga Bruto 45.000 leke

 

Pozicioni i punës II

Përshkrimi  punës

  1. Recepsionistit do të jenë përgjegjës për menaxhimim dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të qendrës Multifunksionale,
  2. Menaxhimin e ambienteve te Qendrës Multifunksionale.
  3. Krijimi dhe përditësimi i një databaze për aktivitetet dhe klubet e krijuara,
  4. Përgjigja e telefonatave/emaileve me kërkesë për informacion etj,
  5. Ofrimi i informacionit për orientimin e duhur në godinë.

Paga Bruto 30.000 leke

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta si vijon:

 Pozicioni i punës 1

  1. Të zotëroj Diplomë Universitare në Shkenca Shoqërore/ Niveli Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  2. Të ketë përvoja të mëparshme pune të paktën 3 vjet;
  3. Të ketë përvoja të mëparshme pune n fushn e aktivizimit rinor;
  4. Të kenë njohuri kompjuterike bazë;
  5. Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup;
  6. Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze;

Pozicioni i punës 2

  1. Të zotëroj Diplomë Universitare në Shkenca Shoqërore/  Niveli Bachelor sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  2. Të ketë përvoja të mëparshme pune të paktën 1 vit.
  3. Të ketë përvoja të mëparshme pune me të rinjtë;
  4. Të kenë njohuri kompjuterike bazë;
  5. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikimi të punës në grup;
  6. Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze;

 

KANDIDATËT DUHET TË DORËZOJNË DOKUMENTAT SI MË POSHTË:

  •  Jetëshkrim i aplikantit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të noterizuar diplomës;
  • Fotokopje të noterizuar të listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vetë-deklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Certifikata kualifikimi (në rast se ka);
  • Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit(ne rast se kane);
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja ( në rast se kanë).

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë në sekretarinë pranë Bashkisë Berat, dokumentacionin e kërkuar brenda datës 09.02.2022.

Njoftimi do të publikohet ne shtypin shqiptar, në faqen zyrtare të Bashkisë Berat si dhe në stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do te zhvillohet intervista.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit, do të njoftohen në e-mail-in e tyre:

-për datën e daljes së rezultateve të verfikimit paraprak,

-datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.

Në funksion të projektit IADSA II/2020/13, Neni 12, paragrafi 12.7 të Udhëzimeve për Zbatimin e Projektit, kërkohet të merret një vlerësim me shkrim nga Njësia për Mbështetjen Teknike (TSU) përpara nënshkrimit të kontratës me kandidatët fitues.

 

 

Kryetar i Bashkisë

Ervin Demo