Home / Njoftime / Shpallje Konkursi per Zgjedhjen e Administratorit te SH.A.U.K Berat-Kucove

Shpallje Konkursi per Zgjedhjen e Administratorit te SH.A.U.K Berat-Kucove

Asambleja e SHAUK Berat –Kucove ne bashkepunim me Prezencen e KFW, GIZ dhe DPUK ,shpall konkursin per perzgjedhjen e kandidatures per Administrator te SHAUK Berat –Kucove .

Kandidatet e interesuar duhet te plotesojne kriteret e meposhtme dhe dokumentacionin per procedurat perkatese sipas ketyre afateve

1-Brenda dates 31.01.2015 dorezohen dokumentat e cdo aplikuesi prane Bashkise Berat,Drejtoria e Marredhenieve me Publikun dhe Burimeve Njerezore.

2-Ne periudhen 01.02.2015 -08.02.2015 nga komisioni i institucioneve  qe shpallin konkursin do te  behet shqyrtimi  i dokumentacionit dhe testimi i kandidateve .

3– Brenda dates 15.02.2015 do te behet njoftimi i Asamblese dhe Keshillit Mbikqyres dhe do te zgjidhet Administratori i SHAUK Berat –Kucove .

Kandidatet te plotesojne me korrektesi dokumentat ligjore dhe te respektojne legjislacionin ne fuqi dhe afatet kohore.

Kriteret  dhe kerkesat qe duhet te plotesojne kandidatet e interesuar :

Kandidadi i suksesshem duhet te jete i afte te:

–         Drejtoje UK Berat – Kuçove ne menyre te suskseshme

–         Te rrise performancen e ndermarrjes, ne drejtim te rritjes te permiresimit te sherbimit per qytetaret

–         Te rrise nivelin mbulimit te kostove operative dhe te pergjithshme nga te ardhurat e ndermarrjes

–         Te ule humbjet teknike dhe adminsitrative te ndermarrjes

–         Te permiresoje marredheniet e ndermarrjes me qytetaret

–         Te adaptoje funksionimin e ndermarrjes ne kuadrin e ndryshuar te reformes administrative dhe te sektorit te ujit

KRITERE TE PERGJITHSHME(parakusht per pjesemarrjen ne procesin e vleresimit)

1-Arsimi i Larte i maksimalizuar ne nivel diploma

2-Kualifikime Profesionale

3-Profesionet e preferuarInxhinieri (Ndertim,Hidro) etj dhe Ekonomik

4- Eksperience pune ne profesion mbi 10 vjet

5- Eksperience pune ne drejtim mbi 5 –vjet ne pozicione drejtues te administrates

6-Referenca dhe vleresime ne funksion te performances  nga punedhenesi

7-Eksperienca ne hartimin ,zbatimin ,implementimin dhe menaxhimin e projekteve te ndryshme

8- Deshmi Penaliteti

KRITERE TE VECANTA te cilat ndikojne pozitivisht ne proçesin e vleresimit

1-Te kete njohuri te mira ne gjuhet e huaja anglisht dhe frengjisht

2-Te kete njohuri shume te mira ne kompjuter ne programet baze (word .excel, powerpoint ,autocad)

3-Aftesi  komunikimi,pune ne grup dhe ndertimi imarredhenieve nderpersonale, aftesi negociimi dhe per zgjidhje konfliktesh

4-Kandidati duhet te kete grumbulluar pervoja ne drejtim ne role dhe mjedise te ndryshme profesionale dhe shoqerore.

5-Te qenit krijues ,efektiv dhe te ketevizion e besueshmeri.

6-Angazhime publike dhe bashkepunim. Mentaliteti sherbimi ndaj klientit dhe orientimi drejt zgjidhjeve.

Nder kandidaturat qe plotesojne kriteret e mesiperme do te perzgjidhen kandidatet qe do te ftohen per nje prezantim perpara komisionit vleresues. Takimi prezantues synon te nxjerre ne pah personalitetin e kandidateve, motivimin e tyre per pozicionin drejtues, njohurite e tyre specifike per sektorin e ndermarrjes publike, vizionin afatshkurterdhe afatmesem per rritjen e performances se ndermarrjes. Me tej kerkohet qe ne takimin prezantues kandidati te identifikoje drejt sfidat e pritshme ne pozicionin e ri dhe te zhvilloje nje strategji se si do te perballohen keto sfida.

Ky njoftim shpallet publikisht ne websitin e Bashkise Berat, afishohet ne ambjentet e Bashkise Berat dhe SHAUK Berat –Kucove, si dhe ne mediat lokale .