Home / Të Reja Nga Kultura / Shkrimtari Bashkim Shehu promovon romanin “Loja, shembja e qiellit”

Shkrimtari Bashkim Shehu promovon romanin “Loja, shembja e qiellit”

Shkrimtari Bashkim Shehu ka promovuar në bibliotekën Vehxhi Buaraja romanin “Loja, shembja e qiellit”. Ai ka zhvilluar në bibliotekën e qytetit një bashkëbisedim me lexuesit e Beratit, të cilët e quajtën nipin e tyre. Në këtë aktivitet kulturor, veç shumë lexuesve beratas, merrnin pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, deputetët Fidel Ylli e Fatmir Toçi, si dhe botuesja e “Toena”-s, Irena Toçi dhe gazetarja Beti Njuma. Takimin e hapi drejtoresha e bibliotekës “Vexhi Buharaja”, Valbona Zylyftari, e cila foli për krijimtarinë e shkrimtarit dhe në veçanti për romanin e tij të fundit. Vetë Bashkim Shehu u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë që ndodhej në Berat. “Kam lidhje të veçanta me Beratin. Nëna ime është nga ky qytet, por s’e di a është më shtëpia e saj. Mbaj mend edhe një histori të shkurtër të shekullit të kaluar”, – tha Shehu, e më tej ndau me të pranishmit kujtimet e tij.

Abedin Kaja

Home / The Latest from Culture / Writer Bashkim Shehu promotes his novel “The game, the crumble of the sky”

Writer Bashkim Shehu promotes his novel “The game, the crumble of the sky”

Writer Bashki Shehu promoted in Vehxhi Buharaja Library the novel “The game, the crumble of the sky”. He held a meeting in the Library of the city during a conversation with readers from Berat who called him their nephew.

S