Home / Të Rejat nga Trashëgimia / Rrjetet Lokale dhe Trashëgimia

Rrjetet Lokale dhe Trashëgimia

Në datën 6 Nëntor 2012 në Paris, Francë , u organizua takimi i 7-të ndërkombëtar ‘’ Rrjetet lokale dhe trashëgimia , nga bashkëpunimi ndërkombëtar tek rrjetet’’.

Takimi u realizua nga Shoqata Franceze e Qyteteve të Artit dhe Historisë në bashkëpunim me Ministrinë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Ministrinë Franceze të Kulturës. Ky takim mbodhi së bashku qytetet Evropiane dhe Ndërkombëtare të cilat janë pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe që janë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve të Artit. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Beratit Z. Fadil Nasufi, i cili prezantoi vlerat e trashëgimisë kulturore dhe urbane të qytetit të Beratit si dhe shprehu idenë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet qyteteve të Rrjetit duke punuar së bashku për aplikimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian, ku të gjithë aktorët mund të jenë përfitues.

Z. Fadil Nasufi – Kryetar i Bashkisë Berat prezantoi  temën ‘’ Autoritetet  lokale dhe rrjetet e trashëgimisë –  Çfarë rrjeti dhe çfarë mënyrash si dhe mori pjesë në debatin ndërmjet qyteteve mbi mënyrat sesi rrjeti mund të ndihmojë qytetet në menaxhimin e Qendrave Historike.

Qyteti i Beratit është pjesë e Rrjetit Evropian të Qyteteve të Artit dhe Historisë që prej vitit 2011. Takimi në Paris, vijoi Workshopin e zhvilluar në Berat ne muajin Qershor 2012 mbi ‘’ Planifikimin urban dhe trashëgiminë ‘’, Workshop i cili mblodhi në Berat qytete historike  të Evropës.