Home / Investime / Rehabilitimi i kanalizimeve ne lagjen “10 Korriku”

Rehabilitimi i kanalizimeve ne lagjen “10 Korriku”

Bashkia Berat ka nisur nderhyrjet per rehabilitimin e kanalizimeve te ujerave te larta ne lagjen “10 Korriku”,ne pallatet e Burimit.Ky investim pritet te zgjidhe problematiken e banoreve te pallateve te krijuar prej 20 vitesh.

Brenda 10 ditesh, investimi i Bashkise perfundon dhe i jep zgjidhje problemit te permbytjes jo vetem te banoreve te kateve te para dhe bizneseve te asaj zone,por edhe permbytjes se rruges nacionale.