Home / Investime / Rehabilitimi i hapësirave publike

Rehabilitimi i hapësirave publike

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike vijon aksionin e saj për pastrimin dhe rehabilitimin e hapësirave publike. Punonjësit e saj po punojnë në zona të ndryshme të Lagjes Nr. 2, duke u përqëndruar kryesisht në ato vende ku është dashur një ndërhyrje imediate për lirimin e hapësirave publike nga mbetjet e ngurta dhe papastërtitë. Është ndërhyrë te blloqet e pallateve pranë Prokurorisë, te stadium i ri, te hapësirat e Qendrës “Lira” dhe do të vazhdohet në zona të tjera, për t’i kthyer këto hapësira në mjedise të përshtatshme dhe funksionale për qytetarët. Në vijim të kësaj nisme, kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i banorëve të lagjes për t’i ruajtur e për t’i mbajtur pastër këto mjedise.