Home / Investime / QEVERIA JAPONEZE, 75 MIJË EURO PËR BLERJEN E NJË MJETI ZJARRFIKËS

QEVERIA JAPONEZE, 75 MIJË EURO PËR BLERJEN E NJË MJETI ZJARRFIKËS

Në ambientet e Bashkisë së Beratit u nënshkrua sot Marrëveshja e Grantit prej 75 mijë euro dhuruar nga qeveria japoneze për blerjen e një mjeti zjarrfikës për Bashkinë e Beratit. Marrëveshja u firmos nga Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, dhe Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito. Pas aplikimit të Bashkisë së Beratit në bashkëpunim me ambasadën japoneze, u arrit të finalizohej me sukses përfitimi i donacionit nga Programi i Ndihmës i qeverisë japoneze, i cili do të bëjë të mundur mbështetjen për Sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Emergjencat Civile në qytetin e Beratit. Bashkia e Beratit do të bashkëfinancojë shumën 20% të projektit, duke mbuluar kostot e TVSH – së për mjetin. Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu znj. Hiroko Morikawa, atashe për çështjet ekonomike të ambasadës japoneze dhe znj. Endo Ryoko, përfaqësuese e ambasadës japoneze për projektin e mësipërm, si dhe Nënkryetarët e Bashkisë, Çlirim Brisku & Bledar Blana , Sekretari i Përgjithshëm, Gëzim Zema, dhe përfaqësues të Bashkisë Berat.