Home / Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”

 

 

 

 

Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” është një qendër spektaklesh që ka për objekt promovimin për publikun të vlerave kulturore. Përpos këtij synimi, Qendra Kulturore nxit dhe stimulon talentet e reja në fushën e aktrimit, këngës, baletit. Brenda këtij institucioni kulturor funksionojnë trupa e spektaklit, teatri amator, teatri i kukullave (i cili mbështetet financiarisht), banda simfonike, orkestra frymore etj. Qendra ka objekt të funksionimit të saj organizimin e veprimtarive të mirëfillta kulturore, të cilat përmes një kalendari janë të shpërndara gjatë gjithë vitit.

Qendra e spektakleve (regjisor S. Myftari, udhëheqës artistik Altin Metohu, Koreograf Euklid Cakrani) përballon veprimtaritë me rastin e 14 Shkurtit, Ditës së Verës, koncertet me rastin e Krishtlindjeve, Viti të Ri, Ditës së Trashëgimisë Kulturore etj. Qendra kulturore ka bashkëpunim të ngushtë me shkollën e mesme të muzikës “Ajet Xhindole” duke organizuar veprimtari kulturore të përbashkëta. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi të frytshëm janë evidentuar mjaft talente në fushën e këngës, baletit, aktrimit, të cilët kanë marrë pjesë në veprimtari të shumta kulturore të organizuara si p.sh nga TV Klan, Top Channel, Qendra Folklorike Kombëtare. Pranë këtij institucioni zhvillon veprimtarinë orkestra simfonike dhe orkestra frymore të cilat të dirigjuara nga Dirigjenti Fatbardh Dervishi. Ato janë dy nga formacionet me një CV të pasur koncertuale dhe që vlerësohen në shkallë vendi.

Në Qendrën Kulturore funksionon edhe Galeria e Artit Edward Lear (pavarësisht se është drejtori më vete), si një nga Galeritë më të njohura në shkallë vendi  e më gjerë e cila organizon  çdo vit ekspozita kombëtare. Drejtori i saj, piktori Agron Polovina, e ka kthyer galerinë në një qendër të rëndësishme të performancës dhe promovimit të vlerave në fushën e artit pamor.

Qendra Kulturore ka një staf këngëtarësh dhe artistësh të fushës së humorit.

Qendra mban peshën e veprimtarive që organizohen me institucionet kulturore kombëtare, siç janë Qendra Folklorike Kombëtare, TV Kombëtare, Teatro private, Qendrën Kombëtare të Filmit etj. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi në qytetin tonë janë organizuar veprimtari të nivelit kombëtar si Festivali Kombëtar i Polifonisë, E Diela Shqiptare së bashku me TV Klan, shfaqje komedish, teatrosh etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *