Home / Investime / Punimet për pastrimin e kanalit kullues në zonën e “Pallateve të të persekutuarëve”

Punimet për pastrimin e kanalit kullues në zonën e “Pallateve të të persekutuarëve”

Mungesa e vëmendjes për pastrimin e kanaleve kullues në disa prej zonave periferike të qytetit ka bërë që herëpashere të ndodhin përmbytje në këto zona.

Drejtoria e Bujqësisë pranë Bashkisë Berat ka ndërhyrë që tani për zgjidhjen e këtij problemi, jo vetëm për t’u paraprirë situatave më të vështira, por edhe për mirëfunksionimin e tyre në kushte normale.

Dje kanë përfunduar punimet për pastrimin e kanalit kullues në zonën e “Pallateve të të persekutuarëve”.