Home / Aktivitete / Promovimi i librit “Testamenti i grave për gratë” me autore Zenepe Luken

Promovimi i librit “Testamenti i grave për gratë” me autore Zenepe Luken

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Fondacionin “Nermin Vlora Falaski” organizuan sot pasdite në bibliotekën “Vehxhi Buharaja” takimin me gratë intelektuale të qytetit. Takimin e hapi Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava. Në fjalën e saj ajo vlerësoi kontributin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” dhe të Presidentes Zenepe Luka për evidentimin e vlerave të gruas në të gjitha fushat e jetës. Në emër të degës së Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” për qytetin e Beratit përshëndeti kryetarja e kësaj dege, znj. Sonila Sinaj. 


Në këtë takim u ndoq me interes fjala e Presidentes së Fondacionit “Nermin Vlora Falaski”, znj. Zenepe Luka. Ajo falenderoi punën dhe akivitetin e degës së Fondacionit në Berat, kontributin e grave intelektuale të qytetit të Beratit dhe u ndal në punën e Fonacionit mbi bazën e vullnetarizmit në shkallë vendi dhe kontributin e gruas në jetën politike, shoqërore, kulturore. 


Znj. Zenepe Luka falenderoi Bashkinë e qytetit të Beratit dhe Kryetarin e saj, z.Petrit Sinaj, për mbështetjen e Fondacionit “Nermin Vlora Falaski”. Në takim përshëndetën dhe përcollën emocione aktorja, Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), poetja Vllasova Musta dhe Vitore Stefa nga diaspora. 


Në fund Nënkryetarja e Bashkisë, znj.Teuta Muçogllava, falenderoi znj. Zenepe Luka dhe Fondacionin “Nermin Vlora Falaski” për punën e shkëlqyer që bëjnë në rritjen e perfomancës së vlerave të gruas shqiptare brenda e jashtë vendit dhe lexoi përshëndetjen e Kryetarit të Bashkisë, z.Petrit Sinaj, (i cili për arsye pune nuk ishte i pranishëm) drejtuar Fondacionit “Nermin Vlora Falaski”.

Në takim gjithashtu u promovua edhe libri “Testamenti i grave për gratë” me autore Zenepe Luken. Ky aktivitet u mbyll me pyetje rreth librit dhe veprimtarisë së Fondacionit “Nermin Vlora Falaski”.