Home / Aktivitete / Promovimi i librit te shkrimtarit Viktor Canosinaj

Promovimi i librit te shkrimtarit Viktor Canosinaj

Ne dt. 28 Prill 2017 Biblioteka Publike “Vexhi Buharaja” organizoi promovimin e romanit “Mall i Kalter” te shkrimtarit  durrsak Viktor Canosinaj. Romani eshte nje trill artistik mbi jeten e piktorit te njohur shqiptar Ibrahim Kodra.

Gjate promovimit te librit u diskutua mbi mesazhet estetike te librit, jeten e Ibrahim Kodres dhe laboratorin krijues te shkrimtarit Canosinaj, mjaft i njohur ne krijimtarine per femije por pak i prezantuar ne krijimtarine artistike per te rritur.

Gjate takimit folen kritiku i njohur Behar Gjoka, mesueset e letersise Anila Azizolli dhe Emjota Hoxha. Shkrimtari Viktor Canosinaj zhvilloi ne vijim nje bashkebisedim me te pranishmit dhe shperndau autografe.