Home / Projekte / PROJEKTI “IDEA”, TRAJNIM I TË RINJVE ME AFTËSI BIZNESI

PROJEKTI “IDEA”, TRAJNIM I TË RINJVE ME AFTËSI BIZNESI

Sot në sallën e konferencave të Bashkisë së Beratit u zhvillua projekti “IDEA”, i cili financohet nga qeveria gjermane dhe zbatohet nga Organizata Gjermane për Zhvillim GIZ dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit. Projekti “IDEA” synon të trajnojë të rinj mbi moshën 18 – vjeçare të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse si dhe të konsolidojnë një ide të tyre për biznes, duke përgatitur edhe një plan biznesi. Më pas të rinjtë mund të aplikojnë me planin e biznesit të përgatitur për mbështetje financiare pranë Organizatës GIZ, ku fituesit do të mund të marrin një financim deri në 4000 euro për individët aplikues dhe 7000 euro për grupe të rinjsh, të cilët kanë një ide për bizneset START UP në Rajonin e Beratit. Në trajnim morën pjesë rreth pesëdhjetë të rinj, të cilët kishin shprehur interesin e tyre për trajnimin nëpërmjet një procesi paraprak aplikimesh. Trajnimi do të vijojë përgjatë fundjavës në datat 23 dhe 24 shkurt.