Home / Njoftime / Programi i Lidershipit të Vizitorit

Programi i Lidershipit të Vizitorit

Në kuadrin e Programit të Ambasadës së SHBA-së për Lidershipin e Vizitorit, në 26 janar Kryetarët e Bashkive Sarandë, Berat, Elbasan, Kuçovë dhe Kashar u nisën për në SHBA, për të marrë pjesë në një program trajnimi për çështje të administrimit në qeverisjen vendore. Të përzgjedhurit për këtë trajnim përfaqësojnë 5 bashki, partnere të USAID-it nën projektin e tij për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri, i cili punon me 15 bashki në mbarë Shqipërinë, për të përmirësuar administrimin dhe qeverisjen bashkiake. Takimet dhe vizitat gjatë këtij programi 3-javor, do t’u japin mundësi kryetarëve të bashkive të njihen drejtpërdrejt me përvojën amerikane lidhur me administrimin, financat, ofrimin e shërbimeve dhe angazhimin qytetar në bashki.