Home / Aktivitete / Pritja e ambasadorit rus

Pritja e ambasadorit rus

Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, priti sot një delegacion të lartë japonez të kryesuar nga z. Jun Saito, Ambasador i Ngarkuar me Punë për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në zyrën e Evropës në Ministrinë e Jashtme Japoneze, znj. Onodera, Përgjegjëse për Shqipërinë në Ministrinë e Jashtme Japoneze, si dhe z. Makoto Ito, Ambasador i Japonisë në Shqipëri. Vizita në Berat u organizua për të njohur më nga afër vlerat e trashëgimisë kulturore të UNESCO – s, të cilat e kanë kthyer Beratin në një atraksion për agjencitë turistike japoneze. Gjatë takimit, z. Sinaj, i njohu të pranishmit me vlerat dhe resurset e qytetit, me zhvillimet e fundit në fushat e turizmit dhe agrobiznesit, si dhe me bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Bashkisë së Beratit dhe ambasadës japoneze në Shqipëri. Të pranishmit shprehën interes që lidhjet e bashkëpunimit të forcohen edhe më tej, ndërsa projektet dypalëshe të kalojnë në fazën e konkretizimit të tyre. Së fundmi, Bashkia e Beratit në bashkëpunim me ambasadën japoneze ka përgatitur projektin për blerjen e një mjeti zjarrfikës për nevojat e emergjencës, si dhe ka bashkëpunuar me agjenci turistike, të cilat operojnë në tregun turistik japonez, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të këtij tregu për vitin 2019.