Home / Projekte / PREZANTOHET PROJEKTI “GREENBACK 2”

PREZANTOHET PROJEKTI “GREENBACK 2”

U zhvillua sot takimi për prezantimin e projektit “Greenback 2”, mbi përdorimin efektiv të remitancave të emigrantëve, ku Berati është përzgjedhur si një nga bashkitë pilote. Projekti financohet nga Banka Boterore dhe ambasada e Zvicrës dhe zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe Bankën e Shqipërisë. Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, znj. Maryam Salim, ambasadori i Zvicrës, z. Adrian Maitre, dhe Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj. Gjate fjalës së tij, z. Sinaj prezantoi sfidat dhe mundësitë që ofron Berati për financimet dhe investimet e remitancave, si dhe lehtësirat fiskale që ofrohen për bizneset e reja dhe bizneset në Qendrën Historike. Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë së Financave të Bashkisë së Beratit, znj. Luiza Bazaj, prezantoi temën mbi “Lehtësirat finaciare dhe paketat fiskale që ofron Bashkia e Beratit për investimet nga remitancat”.