Home / Aktivitete / Pranvera frankofone në Berat, ekzpozitë e artistit Kek

Pranvera frankofone në Berat, ekzpozitë e artistit Kek

Qyteti i Beratit është përfshirë në axhendën e aktiviteteve që Ambasada e Francës me partnerët e saj organizon në mbarë vendin në kuadrin e pranverës të Frankofonisë. Punimet e artistit francez Kek, janë prezantuar gjatë një ekspozite me vizatime të animuara, ekspozitë e cila është servirur për artëdashësit e Beratit.
Kjo ekspozitë e një arti të veçantë e zhvilluar shumë në Francë dhe Belgjikë ka mbledhur në një aktivitet të organizuar në galerinë e arteve “Eduard Lear” nxënës shkollash, anëtarë të shfaqjes frankofone, ku ka asistuar dhe vetë atasheu kulturor në ambasadën franceze në vendin ton Huber Le Forestire De Quillien, artisti Kek, si dhe punonjës të ambasadës Franceze.
Ekspozitën e artit multikativ e ka prezantuar për pjesëmarësit drejtori i galerisë së arteve Agron Polovina. Më pas vetë artisti francez, Kek është shprehur rreth këtij zhanri tepër të veçantë siç është vizatimi i animuar që nis me vizatimin me laps mbi fletë, kalimin në letër të zezë, skanimin dhe më pas krijimin dhe të tregimeve vizatimore.
Nga ana e tij vetë atashehu kulturor i ambasadës franceze është shprehur rreth këtij aktiviteti dhe konkretisht rreth artit të ilustrimit. Më pas pjesmarësit kanë ndjekur nga afër ekspozitën e ilustruesit Kek, punime të cilat janë serviur në ambientet e galerisë.

Albanian screen