Home / Aktivitete / PËRKUJTOHET 105 – VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË

PËRKUJTOHET 105 – VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË

U përkujtua sot 105 -vjetori i Shpalljes së Pavarësisë. Nën ritmet e marsheve funebre të Orkestrës Frymore të qytetit, drejtues të pushtetit vendor, veteranë, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, qytetarë, zhvilluan homazhe në Memorialin e Lirisë në lagjen “Dëshmorët e kombit”. Në shenjë nderimi dhe respekti për këtë ditë të shënuar u vendosën kurora me lule në këtë përmendore. 
Në urimin e tij drejtuar bashkëqytetarëve të tij, por edhe gjithë shqiptarëve, me rastin e festave të 28 -29 Nëntorit, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, shprehet: “Pavarësia dhe Çlirimi janë ditët më të shenjta në historinë e një kombi, prandaj sot duhet të përulemi me respekt ndaj të gjithë atyre burrave që në momentet më kyçe të historisë sonë morën në dorë fatet e kombit, duke luftuar për mëvehtësinë dhe lirinë e munguar; nderim dhe respekt për figurat historike të kombit tonë, për martirët, për dëshmorët dhe për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në emër të lirisë. Gëzuar Festat e Lirisë!”