Home / Aktivitete / Përfaqësues Shqiptarë në Prefekturën dhe Këshillin Bashkiak të Qytetit të Bjellovarit në Kroaci, vizituan Bashkinë Berat

Përfaqësues Shqiptarë në Prefekturën dhe Këshillin Bashkiak të Qytetit të Bjellovarit në Kroaci, vizituan Bashkinë Berat

Përfaqësues Shqiptarë në Prefekturën dhe Këshillin Bashkiak të Qytetit të Bjellovarit në Kroaci, vizituan Bashkinë Berat.
Në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet Qarkut të Bjellovarit dhe atij të Beratit, një përfaqësi Shqiptare e Prefekturës së Bjellovarit dhe Bashkisë Bjellovar, vizituan Bashkinë Berat.
Në Bashki u pritën nga Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj, I cili vlerësoi lidhjet ndërmjet dy qyteteve si të dobishme për komunitetin Shqiptar në Kroaci, duke forcuar urat e bashkëpunimit për aktivitete të përbashkëta kryesisht në fushën e kulturës. Ansamblet artistike të dy qyteteve, grupi muzikor i Qendrës Kulturore ‘’Margarita Tutulani ‘’ Berat dhe grupi ‘’Shqiponja’’ në Bjellovar, kanë filluar bashkëpunimin, duke organizuar një koncert të përbashët në Kroaci, në Bjellovar, në prezenc ë të rreth treqind spektatorëve Shqiptarë me banim në Kroaci.
Z.Martin Gojani, përfaqësues i Prefekturës së Bjellovarit, u shpreh se lidhjet ndërmjet dy qyteteve duhet të vijojnë duke mundësuar projekte të ardhshme kulturore në vijim.
Bjellovari i pozicionuar në pjesën qëndrore të Kroacisë.Fillimisht përmendet në vitin 1423 dhe morri rëndësi më pas në vitin 1756 në periudhën e fortifikimit të tij kundër pushtimit Otoman. Më një popullsi prej rreth 120 mjë banoorë, qarku I Bjellovarit ka disa pakica etnike, ndër të cilët Serbë, Cekë dhe Shqiptarë.Qarku I Bjellovarit përfshin pesë qyteete dhe 18 Bashki në administrimin e tij.