Home / Investime / Pastrohet Përroi i Zagores ne Uznove

Pastrohet Përroi i Zagores ne Uznove

Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Berat janë duke punuar në lagjen Uznovë për pastrimin e përroit të Zagores, në mënyrë që të shmangen përmbytja e tokave dhe e banesave në të dy krahët e këtij përroi. Po punohet paralelisht për pastrimin e skarpateve të përroit në të dyja anët e urës së Uznovës.

Për të ndjekur nga afër punën që po bëhet për pastrimin e këtij kanali ishte i pranishëm dje Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, si dhe anëtarë të tjerë të stafit të tij.

Në komunikimin e tij për mediat Kryebashkiaku Sinaj tha se vërshimi i këtij përroi gjatë dimrit ishte kthyer në një problem shqetësues për banorët, pasi jo vetëm përmbyste tokat, por edhe rrezikonte banesat e tyre, prandaj vumë në dispozicion mjetet e Bashkisë për pastrimin e këtij përroi në gjithë gjatësinë e tij, në mënyrë që të gjitha prurjet gjatë dimrit të derdhen në lumë. Ndërkohë, puna për pastrimin e këtij përroi po vazhdon.