Home / Aktivitete / Panairi i artizaneve

Panairi i artizaneve

Sot u organizua panairi i promovimit të vlerave të Beratit nga artizanë beratas në shëtitoren e qytetit.
Ky aktivitet u mundësua nga bashkëpunimi i shumë institucioneve dhe partnerëve te ndryshem. Peshen kryesore e kishte Qendra e artizanatit”Margarita”,Shkolla e mesme profesionale Kristo Isak ,Shkolla e mesme profesionale Stiliano Bandilli si dhe 2 shkolla profesionale nga Fieri dhe Lushnja.
Prezantimi i vlerave të qytetit ngjalli kureshtjen e shumë banorëve vendas,por edhe vizitorëve te huaj,te cilet sot ishin te shumtë.

Ne fjalen pershendetese,kryebashkiaku Sinaj falenderoi te gjithe aktoret per kete event.

Bashkia,-vijoi,-Sinaj ka gati 2 vjet qe i ka siguruar per here te pare 1 mjedis te pershtatshem te Pallati i Kultures artizaneve beratas.Vemendja ndaj tyre nuk do te mbaroje me kaq,pasi nepermjet tyre arrijme jo vetem ruajtjen e tradites,por edhe rrisim punesimin i cili ngel problem per shoqerine shqiptare.

Ne kete fryme ,kryebashkiaku i propozoi Presidentit te Republikes z.Nishani vleresimin per kryetaren e shoqates se artizanit beratas : Me titullin ‘’ “Merita të veçanta civile” Znj. Adelina Theodhori Mjeshtre Artizanati, Kryetare e Shoqatës së Artizanëve të Beratit‘’ Margarita”.