Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim pezullim dhe përjashtim”, Vendimin e Kryetarit të Bashkisë nr.434, datë 07.07.2020 “Për miratimin e strukturës së Drejtorisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe Shpëtimin”, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat njofton se në Drejtorinë e MZSH-së shpallen katër vende të lira pune ne nivelin bazë :

 4(katër) Luftues, Shpëtuës, Drejtues Automjeti , në nivelin bazë, në Sektorin për Shuarjen e zjarrit dhe Shpëtimin, në Drejtorinë e MZSH-së,

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I VENDIT TË PUNËS

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi / është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

DETYRAT FUNKSIONALE TË PUNONJËSIT ZJARRFIKËS

1. Punonjësi zjarrfikës (luftues, shpëtues, furnizues, evakuues) është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë e të pronës.
2. Punonjësi zjarrfikës varet nga komandanti i shërbimit dhe përgjigjet për:
a) marrjen e dorëzimin e shërbimit me përgjegjësi, duke kontrolluar pajisjet personale dhe të përbashkëta të shërbimit, njofton komandantin e shërbimit për mangësitë e vërejtura dhe ndihmon për eliminimin e tyre;
b) njohjen mirë të detyrës së tij funksionale, duke u përpjekur maksimalisht për aftësimin profesional, duke qenë në çdo kohë në gatishmëri të plotë, duke ditur mirë radhën e veprimeve dhe duke vepruar me shpejtësi dhe saktësi me marrjen e sinjalit për dalje në operacion;
c) marrjen e sinjalit të alarmit, vepron me shpejtësi dhe saktësi, si dhe pajiset me mjetet e tij personale dhe mjetet e nevojshme për operacionin. Pozicionohet në vendin e tij në automjet dhe raporton gatishmërinë e tij për lëvizje. Gjatë udhëtimit për në vendngjarje komunikon me komandantin e shërbimit për të eliminuar ndonjë mangësi të vërejtur;
ç) pozicionimin në formacion luftimi, zbatimin e detyrave dhe të urdhrave drejtuesit të operacionit (DSHZ), duke vepruar profesionalisht;
d) bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me kolegët, si dhe me forcat e tjera operacionale që veprojnë në operacion. Për çdo problem të evidentuar raporton tek drejtuesi i operacionit;
dh) të gjitha veprimet operacionale që kryen, dhënien prioritet ruajtjes dhe shpëtimit të jetës së njerëzve. Dhënien e “Ndihmës së Parë” kur kërkohet, të punojë në grup me zjarrfikësit e tjerë duke dhënë maksimumin e kontributit të tij në sigurinë e jetës së kolegut dhe shpëtimin e jetës së njerëzve.

KËRKESAT E PËRGJITHSHME PËR PRANIMIN
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.
h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k) Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së. (Për të marrë formularin e aplikimit klikoni këtu: ) formulari-i-aplikimit.docx
2. Fotokopje e kartës së identitetit ;
4. Çertifikatë familjare/ certifikata personale
5. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
8. Raport I aftësisë në punë nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor,
10Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
12. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
16. Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore shteterore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
17.Vertetim vendbanimi.18. Çertifikatë që verteton se ka përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
19.Të jetë i gjatë jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe 165 cm për femrat
20.Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë.

Dokumentat duhet të dorëzohen në sekretarine e Bashkisë Berat brenda datës 23.02.2023

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në përfundim të afatit të verifikimit paraprak, Bashkia Berat do të shpallë në portalin “Agjensia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive”, në faqen e internetit të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër si dhe për datën,vendin dhe orën e zhvillimit të procedurave.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së rezultateve të verifikimit.

FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI
· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri ”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët që kualifikohen për të vazhduar procesin e pranimit në shërbimin e MZSH-së u nënshtrohen fazave të konkurrimit, sipas rendit të mëposhtëm:
a) Testim me shkrim;
b) Testim i aftësive fizike;
c) Intervistë me gojë;
ç) Testimi psikologjik;
d) Verifikim përfundimtar i aplikantit.

PROCEDURA E KONKURIMIT DO TË NDJEKË KËTO FAZA:

– Testimi me shkrim, shërben për të vlerësuar nëse aplikanti zotëron njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave të punonjësit të shërbimit të MZSH-së. Aplikantët që kanë marrë 70% të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit të aftësive fizike.
– Testimi i aftësive fizike, teston aftësitë psiko-motore, ku përfshihen: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulare dhe koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të shërbimit të MZSH-së dhe konsiston sipas formateve te percaktuara ne VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin .Aplikantët që kanë marrë mbi 60% të pikëve maksimale vazhdojnë procesin e testimit.
– Intervista me gojë konsiston në testimin e aftësitëve të aplikantit për të komunikuar qartë, për të shprehur ide dhe koncepte, si dhe për të analizuar e për të marrë vendime.
– Testimi psikologjik konsiston në vlerësimin e aftësive të kandidatit për të reaguar në
mënyrën e duhur në kushtet e një stresi minimal;
Rezultati i përgjithshëm i aplikantit përcaktohet si shumatore e rezultatit të testimit me shkrim 50% dhe rezultatit të intervistës me gojë 50%.
Kandidatët fitues do të renditen sipas pikëve të mara dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marë më shumë pikë.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë komisionit të Rekrutimit dhe Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat . Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e njoftimit dhe do të marin përgjigje zyrtare brenda 5 ditëve kalendarike nga perfundimi i afatit të ankimimit.

Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Berat do të shpallë fituesit në portalin “Agjensia e Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive” në faqen e zyrtare të Bashkisë Berat dhe në stendat e informimit të publikut.

BASHKIA BERAT