Home / Njoftime / Njoftim per vende te lira pune

Njoftim per vende te lira pune

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.

• 1(nje )Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave të Njësisë Vendore , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.

• 1(një)Specialist për Marrdhëniet me Median,në Drejtorine e Burimeve Njerëzore,Marrdhënieve me Publiku dhe Juridike , Bashkia Berat

• 1(një)Specialist Auditi të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat .

• 1(një)Specialist për kontrollin e Projekteve në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve,Bashkia Berat

• 3(tre) Specialist finance në Njësite administrative ,Otllak,Sinjë,Velabisht ,në Drejtorinë e Financës ,Bashkia Berat.
* Pozicionet e lartëpërmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
* Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave: 18.03.2016
Lëvizje paralele
Data e dorëzimit të dokumentave: 23.03.2016
Pranim në shërbimin Civil
Përshkrim përgjithsues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:

• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë .

a.Te menaxhoj Qendren komunitare Rome
b.Te hartoj plane dhe projekte për aktivitete të ndryshme në qender të të cilave të jetë komuniteti Romë ,Egjyptjan.
• 1(nje )Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.

Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Ing.Ndërtimi ,Ing.Gjeodet
• Kryerjen e proçedurave te pasurive te mesiperme per regjistrimin e tyre ne Z.V.R.P.P Berat dhe marrjen e çertifikates se pronesise ,harten treguese dhe kartelen e pasurise.
• Verifikim te pronave me status juridik „Shtet „ te cilat ndodhen ne territorin e bashkise por qe nuk jane ne listen perfundimtare te pronave te bashkise ne baze te V.K.M Nr.834, date 21.11.2012.
• Kryerjen e te gjitha proçedurave ligjore per shtimin e tyre ,listes perfundimtare te pronave te bashkise.
• Pergatitja e dosjes se pronave , te njesive administrative otllak,Velabisht , Roshnik dhe Sinje ne bashkepunim me Agjensine e Transferimit te Pronave Publike ne Ministrine e Brendshme per miratimin e listes perfundimtare te pronave te paluajtshme objekte dhe truall me V.K. M .

• Specialist i Marrdhënieve me Median,në Drejtorine e Burimeve Njerëzore,Marrdhënieve me Publiku dhe Juridike ,Bashkia Berat.

Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në në shkenca të ndryshme
Përshkrimi i punës
1.Te mbaj kontakte me median per dhenien e informacioneve që sipas ligjit duhet të bëhen publike 2.Të bëj rolin e zëdhënesit për mediat 3.Të organizoj punën për përgatitjen dhe publikimin e informacioneve të ndryshme

• Specialist Auditi të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat .

Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në në shkenca Ekonomike /Juridike si edhe të jetë çertifikuar si ”Auditues i Brendshëm” dhe të ketë përvoj pune 5 vjet në profesion / si auditues i brendshëm /jashtëm
Përshkrimi i Punës
• Të realizojë auditime në afatin e caktuar nga programet e kontrollit, konform të gjitha standarteve të kontrollit.
• Të marrë nga personat zyrtarë dhe punonjësit e tjerë të dhëna të domosdoshme me shkrim dhe me gojë qe lidhen me kryerjen e auditimit ekonomiko-financiar.
• Të vulosë arka e magazina, në raste të domosdoshme e kur ka të dhëna për falsifikime ose veprimtari të tjera të paligjshme, të tërheqë dokumentat e nevojshme, duke lëshuar vërtetimin përkatës.
• Të mbajë proces-verbale, akt-verifikime sipas rregullave të përcaktuara në aktet ligjore për këtë fushë, duke njoftuar në moment eprorin.
• Të përgatisë të gjitha dokumentat që duhen konform standarteve dhe metodikave në fuqi të auditimit, për evadimin dhe plotësimin e dosjes së cdo auditimi të kryer, dorëzimin e saj në përfundim sipas rregullave të miratuara, në arkivën e institucionit te bashkise.

• Specialist për kontrollin e Projekteve në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve,Bashkia Berat

Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Inxhinierike si Ing.Ndertimi,Ing.Hidro
Të njohin dhe të perdorin shumë mirë programin AUTOCAD dhe EXEL
Vjetersia në punë përbën Avantazh
Përshkrimi i Punës
• Kryen regjistrimin e infrastruktures publike te nevojshme per zhvillimin e zones sipas PDV – se sipas rastit kur jane te parashikuara nga instrumentat lokale te zhvillimit te territorit.
• Ndjek zbatimin e kushteve per kantierin e ndertimit sipas pikes 4 te seksionit 7 ,neni 38 i ‘’ Rregullores uniforme te kontrollit te zhvillimit te territorit ‘’ VKM. Nr 502. Date 13/07/2011.)
• Ne rastet e konstatimit te shkeljeve te kushteve te lejes se zhvillimit dhe lejes se ndertimit,specialisti mban proces-verbalin perkates duke shpjeguar shkeljet e vërejtura dhe njofton menjehere Inspektoriatin Ndertimor Urbanistik te njesise vendore – Bashkia Berat per marjen e masave konform ligjit nr 9780 ,date 16/07/2007 ‘’ per Inspektimin e ndertimit’’ dhe dispozitave te ligjit “Për Planifikimin e Territorit”.
• Leja e përdorimit jepet pas plotësimit te dosjes teknike ,aktit te kolaudimit dhe akteve te kontrollit qe vertetojne se punimet e objektit jane realizuar konform kushteve te lejes se zhvillimit dhe / ose lejes se ndertimit.
• Ne rastin e refuzimit te lejes se përdorimit specialisti përpilon aktin e konstatimit te mosperpuethshmerise i cili ne pjesen e arsyetimit u referohet dokumenteve dhe akteve te kontrollit te siperpermendura .
• Arkivon dokumentacionin teknik të zbatimit te objektit dhe dokumentet e tjera ne bashkepunim me specialistin e administrimit te kërkesave dhe përdorimit te regjistrit elektronik.

Specialist finance në Njësite administrative ,Otllak,Sinjë,Velabisht ,në Drejtorinë e Financës ,Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor / Mastër Profesional edhe Bachekor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Ekonomike si Ekonomist sipas emërtimeve që përmban ky grup
Të njohin dhe të perdorin shumë mirë programin Word dhe Exel Vjetersia në punë përbën Avantazh
Përshkrimi i Punës
Te plotësoj rregjistrat e mjeteve tw inventarit tw Njwsisw Administrative pwr aktivet e qëndrushme .
Te bashkëpunoj me Spesialistin e Tatimeve ne lidhje me dokumentacionin e arkes per detyrimet tatimore te takses familjare dhe takses se tokes.
Te plotësoj ditarin e arkës.

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotërojnë një diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit.
• Pervoja ne pune ,Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 18.03.2016 dokumentat si më poshtë:

1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
9. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 21.03.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr 10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga diskriminimi”.
• Ligji nr 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqeri” .

Specialist Nivelit të Larte të Marrdhënieve me Median,në Drejtorine e Burimeve Njerëzore,Marrdhënieve me Publiku dhe Juridike , Bashkia Berat

• Ligjin nr.119 /2014 “Për të Drejten e Informimit”
• Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120 /2014“Për Mbrojtjen të Dhënave Personale”
Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave të Njësisë Vendore , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.

• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.
Specialist i Auditit të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat .

• Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr.9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “

Specialist për kontrollin e Projekteve në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve,Bashkia Berat

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”..
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores se Planifikimit të Territorit”
• Udhezim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”

Specialist finance në Njësite administrative ,Otllak,Sinjë,Velabisht ,në Drejtorinë e Financës ,Bashkia Berat.

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr.9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

• 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.

 Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë .

• Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.

 Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Ing.Ndërtimi ,Ing.Gjeodet

• Specialist I Marrdhënieve me Median,në Drejtorine e Burimeve Njerëzore,Marrdhënieve me Publiku dhe Juridike ,Bashkia Berat.

 Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në në shkenca të ndryshme

• Specialist Auditi të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat .

 Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në në shkenca Ekonoimike /Juridike si edhe të jetë çertifikuar si ”Auditues i Brendshëm” dhe të ketë përvoj pune 5 vjet në profesion / si auditues i brendshëm /jashtëm

• 1(një)Specialist për kontrollin e Projekteve në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve,Bashkia Berat

 Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Inxhinierike si Ing.Ndertimi,Ing.Hidro
 Të njohin dhe të perdorin shumë mirë programin AUTOCAD dhe EXEL

Specialist finance në Njësite administrative ,Otllak,Sinjë,Velabisht ,në Drejtorinë e Financës ,Bashkia Berat.

 Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor / Mastër Profesional edhe Bachekor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca Ekonomike si Ekonomist sipas emërtimeve që përmban ky grup
 Të njohin dhe të perdorin shumë mirë programin Word dhe Exel Vjetersia në punë përbën Avantazh

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 23.03.2016 dokumentat si më poshtë:

1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
9. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 30.03.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr 10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga diskriminimi”.
• Ligji nr 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqeri” .

Specialist Nivelit të Larte të Marrdhënieve me Median,në Drejtorine e Burimeve Njerëzore,Marrdhënieve me Publiku dhe Juridike , Bashkia Berat

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligjin nr.119 /2014 “Për të Drejten e Informimit”
• Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120 /2014“Për Mbrojtjen të Dhënave Personale”
Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave të Njësisë Vendore , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.

Specialist i Auditit të Brendshëm në Njësinë e Auditimit të Brendshëm , Bashkia Berat .
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr.9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “

Specialist për kontrollin e Projekteve në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit ,Investimeve dhe Kontrollit të Projekteve,Bashkia Berat

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”..
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.671 datë 21.07.2015 “Për miratimin e rregullores se Planifikimit të Territorit”
• Udhezim nr.408 datë 13.05.2015 “Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Territorit”

Specialist finance në Njësite administrative ,Otllak,Sinjë,Velabisht ,në Drejtorinë e Financës ,Bashkia Berat.

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligji nr.114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin Publik”
• Ligji nr.9936 date 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”
• Ligji nr.10296 dartë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin “

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

• 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
• 25 pikë intervista me gojë.
• 60 vlerësimi me shkrim.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .