Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :
• 1(nje )Specialist Burimeve njerëzore , në Drejtorinë e Burimeve njerëzore , Bashkia Berat.

• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.

• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rinore , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.

• 1(nje )Specialist i Nivelit të Lartë për invalidet , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.

• 1(nje )Specialist Transporti , në Drejtorinë e Transportit ,Emergjencave dhe Sherbimeve , Bashkia Berat.
• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Pronave , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.
* Pozicioni i lartëpërmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

* Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.
Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

Përshkrim përgjithsues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët:
1(nje )Specialist Burimeve njerëzore , në Drejtorinë e Burimeve njerëzore , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ne shkencat natyrore/Sociale ,inxhinierike etj
a- Menaxhon burimet njerëzore duke përfshire planifikimin e nevojave për personel, kontratat e punës etj;
b- Organizon procesin dhe ndjek procedurat e rekrutimit të burimeve njerëzore, levizjes paralele dhe ngritjes në detyrë;
c- Drejton dhe jep rekomandime për zbatimin e etikës dhe disiplinës në punë për stafin e bashkisë
d- Perpunon dhe analizon të dhëna statistikore mbi burimet njerëzore në Bashkinë e Beratit si dhe kryen kerkime dhe bën analiza për forma të reja në këtë fushë .

• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rome , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë .

a.Te menaxhoj Qendren Rome
b.Te hartoj plane dhe projekte për aktivitete të ndryshme në qender të të cilave të jetë komuniteti Romë ,Egjyptjan.
• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Qëndrës Rinore , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë

a.Të menaxhoj Qendren Rinore
Te menaxhoj Qendren Rinore ,te hartoj plane dhe projekte per aktivitete te ndryshme Rinore .
c.Të hartoj projekte për sensibilizimin e të rinjve në ruajtjen e trashgimisë kulturore ,mbrojtjes se mjedisit , të qytetit të Beratit.

• 1(nje )Specialist i Nivelit të Lartë për invalidet , në Drejtorinë e Sherbimit Social dhe Rinisë , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Sociale
a.Te menaxhoj plotesimin e dosjeve te invalideve me dokumentacion.
b.Pranon kerkesat dhe dosjet e reja.
c.Te hartoj listpagesat e invalideve te kategorive te ndryshme.
d.Të ndjek në vijimësi datat e ri komisionimit të invalidëve sipas kategorive
e)Të bashkpunoj me SH.S.SH Drejtoria Rajonale Berat per dosjet e invalideve të rikomisionuar.
1(nje )Specialist Transporti , në Drejtorinë e Transportit ,Emergjencave dhe Sherbimeve , Bashkia Berat.
Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë ne Shkenca Juridike /Ing.Mekanike.

a.Të menaxhoj gjithë procedurat dhe problematiken në fushën e licensave për transportin rrugor .
b.Të zbatoj ligjin dhe afatet ligjore per dhenien e licensave .
c.Të pranoj dhe arkivoj dokumentacionin për dhenien e licensave.
• 1(nje )Specialist i Menaxhimit të Pronave , në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit , Bashkia Berat.
• Të zotëroj Diplome Universitare të nivelit Bachelor/ Mastër Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Ing.Topograf/Juridik/Ekonomist

a)Të ndjek procedurat e rregjistrimit të pronave të Njësisë Vendore.
b)Të menaxhoj pronat e Njësisë Vendore.

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotërojnë të paktën një diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit.
• Pervoja ne pune 1 vit ,Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat dokumentat si më poshtë:

1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore.
9. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopjo të Librezës së punës.

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 15.01.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” .
• Ligjin nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin edhe funksionimin e qeverisjes vendore” I ndryshuar me ligjin nr.30/2015
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

• Ligji 9355 datë 10.03.2005 ,”Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”i ndryshuar, Udhezimi nr 338/3 datë 10.03.2006.
• Ligjit nr 7889 datë 14.12.1994”Për përfitimin e invaliditetit ,kushtet , kriteret ,kategoritë”
• Ligji nr 10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga diskriminimi”.
• Ligji nr 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqeri” .
• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.,Ligje dhe VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.

• Ligji Nr.8308 dt 18/03/1998 ”Për Transportet Rrugore në Republikën e Shqipërisë”. Ligjin Nr.8378 dt. 22/07/1998 ”Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar
• Udhezimi Nr. 15, date 24.07.2007 “ Per kriteret dhe procedurat e leshimit te liçencave, autorizimevedheçertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor “.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja; 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

• 60 pikë intervista me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .
6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotërojnë të paktën një diplomë Universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional /Master Shkencor sipas specifikimet të pozicionit.
• Pervoja ne pune ,Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat dokumentat si më poshtë:

1.Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2.Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3.Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4.Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5.Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6.Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7.Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8.Dëshmi i gjendjes gjyqësore.
9.Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10Fotokopjo të Librezës së punës.
Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen brenda datës 19.01.2016

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 25.01.2016 Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :
• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” .
• Ligjin nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin edhe funksionimin e qeverisjes vendore” I ndryshuar me ligjin nr.30/2015
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

• Ligji 9355 datë 10.03.2005 ,”Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”i ndryshuar, Udhezimi nr 338/3 datë 10.03.2006.
• Ligjit nr 7889 datë 14.12.1994”Për përfitimin e invaliditetit ,kushtet , kriteret ,kategoritë”
• Ligji nr 10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga diskriminimi”.
• Ligji nr 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqeri” .
• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.,Ligje dhe VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.

• Njohuritë mbi ligjin “Për transportin rrugor” I ndryshuar ,VKM dhe Udhezime në zbatim të tij .

• Udhezimi Nr. 15, date 24.07.2007 “ Per kriteret dhe procedurat e leshimit te liçencave, autorizimevedheçertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor “.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

• 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
• 25 pikë intervista me gojë.
• 60 vlerësimi me shkrim.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

Njesia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore dhe Marredhenieve me Publikun