Home / Njoftime / Njoftim per vend të lirë pune

Njoftim per vend të lirë pune

Ne zbatim  te ligjit Nr.8549, Date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” neni 13, si dhe te Urdherit Nr.179, date 07.06.2006 , Bashkia Berat shpall  konkursin per nje vend pune ne pozicionin:

“Specialist i Nivelit te Larte për Transportin, Liçensat dhe Emergjencat Civile “

 Kandidati duhet te plotesoje kerkesat e pergjitheshme ne nenin 12 te Ligjit Nr.8549, date 11.11. 1999 “Statusi i  Nepunesit Civili”

 

KERKESAT E VEÇANTA PER KANDIDATET:

1) Te kete mbaruar arsimin e larte Inxhinieri mekanike, transport.

2) Te kete pervoje pune.

3)Te kete njohuri te programeve baze te punes ne kompjuter.

4) Te kete aftesi organizuese, komunikuese me goje dhe me shkrim.

.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE:

Kandidati duhet te paraqese brenda dates_26__/_12__/2013 ne Drejtorine e MP dhe Burimeve Njerezore keto dokumenta:

-Kerkese me shkrim per aplikim.

-Curriculum Vitae C.V

-Fotokopje e diplomes dhe listes se notave te noterizuara.

-Çertifikate te perberjes familjare.

-Deshmi kualifikimi ( fotokopje e noteruar) nese ka.

-Vleresim pune nga punedhenesi i fundit.

-Deshmi i gjendjes gjyqesore.

-Libreze pune.

– Deshmi nga komisioni mjekesor kompetent qe verteton aftesine per pune