Home / Njoftime / Njoftim per vend te lire pune

Njoftim per vend te lire pune

Bazuar në Strukturën Organike të SH.A.U.K Berat-Kucovë, si dhe bazuar në Rregulloren e Shoqërisë;

SH.A.U.K Berat-Kucovë shpall vakant pozicionin “Drejtor Teknik”

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet :

  1. a) Të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të zotërojë diplomë “Master shkencor”, në shkencat inxhinierike, në degët inxhinieri hidroteknike, mjedisi, ndërtimi, biokimike, mekanike apo disiplina të ngjashme,
  2. b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vjet

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore  të SH.A.U.K  Berat-Kucovë brenda  datës 11.03.2019 dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkesë me shkrim per aplikim (letërmotivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetëshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës së shkollës profesionale dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi nëse ka.
  6. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale),vertetim nga  Gjykata ,vertetim nga  Prokuroria.
  7. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  8. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit dhe të intervistës së konkurentëve nga Komisioni i Vleresimit.

Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim të menjëhershëm të kandidatit.

Për informacion me te hollesishem kontaktoni në nr.e tel. 0675641555