Home / Njoftime / Njoftim

Njoftim

NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE PËR PROJEKT-BUXHETIN E VITIT 2021 – BASHKIA BERAT

Bashkia Berat, ju fton të plotësoni anketën publike për të diskutuar projekt buxhetin e vitit të ardhshëm 2021.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të përgatitjes së Projekt- Buxhetit 2021, ka realizuar një anketë online për dëgjesat publike me grupet komunitare,biznesin, shoqërine civile dhe grupe qytetare.Anketa online është përgatitur në formatin Google Form.

Përgjatë vitit 2020 ne kemi punuar për të realizuar objektivat që i kishim vënë vetes, por ama konstatojmë se kemi ende për të bërë.

Duke u përshtatur me gjendjen e emergjencës shëndetësore COVID-19 në të cilën ndodhemi ne kemi vendosur qe diskutimet për Projekt-Buxhetin t`i bëjm në formën e një ankete online, ndaj edhe ju ftojmë të merrni pjesë në anketë për atë çfarë duam të arrijmë në vitin e ardhëm, 2021. Me qëllimin për ta bërë Beratin një vend më të bukur për të gjithë ne.

Për të mundësuar realizimin e këtij qëllimi, Ju ftojmë të plotësoni anketën “Buxheti i Bashkise Berat 2021”, në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeVpc10VtRHwZKnPiE7D74fbBjlJ_XNv34_nR3CrgM4Ee 5vsg/viewform

Ju faleminderit!