Home / lajme / Nisma “16+1”

Nisma “16+1”

Gjatë nismës ‘’16+1’’ të vendeve të Europës Lindore dhe Qëndrore me Republikën popullore të Kinës, pata mundësinë të prezantoja qytetin e Beratit, si qyteti i vetëm pjesëmarrës nga Shqipëria në listën e 32 qyteteve pjesëmarrëse nga Europa dhe 21 Rajoneve të Kinës
Nisma ‘’16+1’’ synon shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe diskutimin mbi shkëmbimet e ardhshme ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore në nivel lokal.
Në takim morën pjesë 17 ambasadorë të vendeve të Europës në Kinë dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Kinës. U theksua nevoja e bashkëpunimit ndërmjet rajoneve, qyteteve, provincave të rrjetit ‘’16+1’’ dhe mundësitë e ardhshme për partneritete të qëndrueshme.