Home / Aktivitete / Në qytet pa makinën time

Në qytet pa makinën time

Bashkia Berat ne kuader te 22 Shtatorit Dites Nderkombetare “Ne qytet pa makinen time” organizoi shetitjen me biciklete ne shetitore, ne segmentin Shkolla “B.D.Karbunara”- Ura e varur.

Ky aktivitetet i cili u realizua ne bashkepunim me Policine e Qarkullimit  Rrugore dhe Drejtorine Arsimore ka si qellim sensibilizimin e qytetareve per perdorimin e biçikletes, transportit urban apo ecjen ne kembe, duke ndikuar pozitivisht ne shendetin e tyre dhe mjedisin urban.

Ky aktivitet gjithashtu finalizoi edhe plan-veprimin ” Mbi permiresimin e mjedisit urban ne qytet”, ku prej afro 10 dite ndermmarrja e Rruge-trotuareve, Ujesjelles-kanalizimeve dhe Ndermarrja e gjelberimit kane kryer punime pastrimi te trotuareve, bordurave, pusetave, kunetave, pritave dhe perrenjeve.

Eventet mjedisore tashme jane bere tradite ne qytetin dhe sektori i mjedisit prane bashkise synon ne ndryshimin e sjelljes dhe te mentalitetit te komunitetin mbi mjedisin e perbashket dhe menaxhimin e tij.

22 Shtatori si Dita europiane e qyteteve te pastra pa makina, eshte krijuar per te nxitur njerezit te shmangin perdorimin e mjeteve motorike per distanca te vogla, jo vetem si nje menyre per uljen e shkarkimeve te gazrave ndotes ne ajer, por edhe per te nxitur ecjen ne kembe, duke shmangur ne kete menyre pasivitetin , obezitetin, sidomos te te rinjeve ne mbrojtje te shendetit te tyre.

Shkollat 9-vjecare Mangalem, 22 tetori dhe “1 Maj’ iu pergjigjen sot kesaj nisme, duke shpresuar qe bicikleta te jete nje mjet levizes popullor per te gjithe komunitetin.