Home / Njoftime / “Ndihme per Irisin”

“Ndihme per Irisin”

Irisi Myzyri eshte nje vajze 17 vjecare e cila frekuenton klasen e XI ne gjimnazin “Kristaq Capo”. Ajo eshte diagnostikuar me tumor ne koke prej dy javesh dhe mjeket menjehere i rekomanduan qe ti nenshtrohet nje operacioni. Ky operacion ishte i nevojshëm qe te kryhej jashte vendit por ne rastin e Irisit mjeket ishin  te detyruar qe te nderhynin me urgjence. Operacioni u krye ne daten 18.10.2012 dhe tashme Irisi ndodhet ne periudhen pasoperatore ne Spitalin “Nene Tereza”.

Irisi vjen nga nje familje me prinder te divorcuar dhe me probleme te shumta ekonomike. Per rreth 6 vite ajo ndihmohet per te vazhduar shkollen e per te plotesuar nevojat e saj nga gjysherit nga nena. Ata kujdesen si per te ashtu dhe per motren e saj me te vogel. Nena e Irisit vuan prej disa problemeve shendetesore qe e veshtiresojne qe te perkujdeset per vajzat e saj, ndersa babai i saj refuzon qe te ndihmoje Irisin. Pa dashur qe te gjykojme njeri ne kete histori eshte me e udhes qe secili te kontribuoje brenda mundesive per te mbeshtetur Irisin financiarisht. Kjo gje do te ndihmonte jo vetem ate por edhe gjysherit e saj, qe e kane perdite e me te veshtire qe te mund te perballojne shpenzimet per vajzen si ne spital ashtu dhe ne shtepi. Me shpresen qe te mund te lehtesojme disi  peshen e saj shpirterore dhe financiare por edhe qe Irisi te mos ndihet vetem, ftojme qe te kontribuoni per te ne adresen e llogarise bankare me poshte:

 Llog. bankare:  230135614230115

Agur Mehmet Kodra

 Gjimnazi “Babe Dude Karbunara” dhe “Kristaq Capo”