Home / Aktivitete /  MZSH, SEANCA TRAJNIMI ME MËSUES DHE NXËNËS TË SHKOLLAVE

 MZSH, SEANCA TRAJNIMI ME MËSUES DHE NXËNËS TË SHKOLLAVE

Drejtoria e MZSH – së, gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar seanca trajnimi me mësues dhe nxënës të shkollave 9 – vjeçare të qytetit, për masat e mbrojtjes nga zjarri dhe trajnime të ndryshme për raste emergjente. Drejtoresha e MZSH – së, Mimoza Xhani, vëzhgoi nga afër realizimin e këtyre seancave. Një ndër temat më specifike të trajtuara në këto seanca nga inspektori, Fredi Metollari, lidhej me perdorimin e fikëseve të zjarrit dhe mënyrën e evakuimit të fëmijëve në rast zjarri. Seancat u ndoqën me interes nga mësuesit dhe nxënësit e shkollave.