Home / Të Reja nga Sociale / Mjete Mesimore Falas

Mjete Mesimore Falas

Partneriteti i kompanisë BIC Albania me Projektin “Mbështetje për Përfshirjen Sociale të Komuniteteve Rome e Egjiptiane “(UNDP/SSIREC) ,bëri të mundur që 150 fëmijë në nevojë  midis të cilëve  fëmijë nga komunitetet  Rome  e Egjiptiane në Qarkun e Beratit , të mund të përfitonin mjete mësimore në këtë fillim të vitit të ri shkollor.

Falë bashkëpunimit me Bashkinë e Beratit , u bë e mundur shpërndarja e dhuratave për fëmijet e klasave të para në tre shkolla tëqytetit si edhe në  kopshtin e Qendrës Komunitare Multifunksionale  e Kopshtin  “Avdyl Avdiu”  në Moravë .

Faleminderit BIC Albania !​​