Home / Aktivitete /  MIRATOHET BUXHETI I BASHKISË PËR VITIN 2019

 MIRATOHET BUXHETI I BASHKISË PËR VITIN 2019

FJALA E KRYETARIT TË BASHKISË BERAT, Z. PETRIT SINAJ, PËR BUXHETIN E VITIT 2019

E nderuar znj. Nikoleta Manka, Kryetare e Keshillit te Bashkise Berat!
Te nderuar keshilltare!
Bashkeqytetaret e mi,
Berati, qyteti mbi 2400 – vjeçar, që flet me historinë, me kulturën e vet dhe që tashmë pret mijëra e mijëra turistë nga e gjithë bota, kerkon dhe meriton gjithe vemendjen e pushtetit vendor dhe qendror.
Duke pasur ne qender te vemendjes interesin publik, jemi perpjekur te planifikojme ne kete projektbuxhet fondet e nevojshme per te nxitur zhvillimin ekonomik nepermjet investimeve publike.
Buxheti i vitit 2019 dhe PBA perfundimtare 2019 – 2021 tregojne burimet e te ardhurave si dhe menyren e shpenzimeve te fondeve.
Buxheti 2019 është një dokument i rëndësishëm që përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të qytetit tonë bazuar në disa dokumente strategjike të hartuara nga Bashkia Berat, si:
1. Strategjia e Zhvillimit për Territorin e Bashkise,
2. Strategjia dhe Plani i Veprimit i Turizmit,
3. Strategjitë sektoriale (planet sektoriale) qe janë te lidhura me kompetencat e pushtetit vendor.
Thellimi i decentralizmit fiskal, rritja e autonomisë financiare dhe konsolidimi i financave vendore janë ndër objektivat kryesore të qeverisë në drejtim të përdorimit me efektivitet të fondeve publike në nivel vendor dhe përmirësimit të shërbimeve, pamedyshje qe do te udheheqin gjithe veprimtarine tone te perditshme.
Viti 2019 do të jetë viti i implementimit të plotë të të gjithë instrumenteve të reja të parashikuara në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore duke konsoliduar burimet e financimit dhe sigurojnë një menaxhim më cilësor të shpenzimeve.
Në buxhetin afatmesem te Bashkise jane prioritizuar projektet sipas matricave te fish-projekteve te percaktuara ne Planet Strategjike, te cilat udheheqin çdo zhvillim ne qytet.
Duke qenë se qyteti i Beratit ka një strategji zhvillimi të orientuar kryesisht tek turizmi historik, kulturor dhe zhvillimi i agobiznesit, prioritet për ne kanë qenë projektet e fokusuara te rijetëzimi i trashëgimisë kulturore, kombinuar me agroturizmin dhe turizmin e aventurës, duke kombinuar trashëgiminë kulturore që ofron Qendra Historike me resurset natyrore të Parkut të Tomorit, zonës së Shpiragut dhe peizazhit natyror që ofron tashme territori i ri i Bashkise.
Trashëgimia kulturore e Beratit si Sit në UNESCO e ka kthyer Beratin në një destinacion ndërkombëtar të turizmit kulturor, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët e pasionuar pas kulturës, historisë, artit dhe natyrës.
Gjatë vitit 2018 Berati u vizitua nga rreth 150 mije turistë, shifer kjo rreth 50% më e lartë karahsuar me vitin 2017.
Tashmë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jemi drejt financimit të rrugës lidhëse Berat – Bogdan – Parku Kombëtar i Tomorit, investim i cili pritet t’i japë zhvillim shumë të madh gjithë Rajonit, duke rritur ndjeshëm ofertën turistike të Beratit me rritjen e aksesit drejt malit të Tomorit.
Në Sinjë kemi financuar ngritjen e Muzeut Historik të Sinjës, i cili do të jetë një pike tjetër interesante për t’u vizituar. Në kuadër të projektit “100 fshatrat” kemi përgatitur projektet e zhvillimit për fshatrat Roshnik dhe Qafë – Dardhë dhe po punojmë ngushtë me komunitetet lokale për krijimin e festave dhe eventeve të lidhura me agrobiznesin, të cilat do të rrisin fluksin e vizitorëve dhe do t’i orientojnë fermerët drejt kthimit të shtëpive të tyre si bujtina të përshtatshme për vizitorët e pasionuar pas prodhimeve bio, natyrës dhe aventurës.
Sfidat tona të përditshme në Njësitë Administrative kanë të bëjnë me inftrastrukturën lidhëse ndërmjet fshatrave, furnizimin me ujë, rrjetin e kanalizimeve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Synojmë të rrisin cilësinë e këtyre shërbimeve që nga qendra e qytetit deri ne fshatin më të largët, duke e parë Bashkinë si një qytet dhe Bashkia do të garantojë mbulimin me cilësi shërbimesh në të gjithë territorin e njësisë administrative.

Gjatë vitit 2018 u bënë të mundura disa investime si:

 Rikonstruksion pjesor i palestrës së gjimnastikës;
 Rikonstruksion i shkollës “1 Maji”;
 Rikonstruksion i Muzeut Historik, Sinjë;
 Restaurimi i mureve të Kalasë së Beratit;
 Rikonstruksion i repartit të pediatrise në spitalin e Beratit, nvestim i cili ishte risi për Bashkinë Berat;
 Mirëmbajtje ujësjellesit, rikonstruksion i linjës “Kostren 1”;
 Rikonstruksion i fasadave në lagjen ‘’Murat Celebiu’’;
 Asfaltim dhe shtrim rrugësh me beton, mirëmbajtje me çakull dhe tombino e mure mbajtëse në Njësitë Administrative dhe lagjet e qytetit;
 Rikonstruksion i shkollës Uznovë.

Investimet të cilat janë në proces zbatimi:

 Rikonstruksion i rrugëve të brendshme dhe KUZ , fshati Morave;
 Rikonstruksion i shkollës së mesme Starovë, Berat;
 Rikonstruksion i fasadave në hyrje të qytetit, Berat;
 Riasfaltim segmentesh të rrugës “Antipatrea”, Berat.
 “Ndërtim i rrjetit KUZ fshati Karkanjoz, lagja “Gegallaret”, Berat;
 Ndërtim i kullës së sahatit;
 Rikonstruksion i rrugës “Stadium i vjetër – Stadium i ri”, rruga “Koli Vesho”, sheshit para stadiumit, shtesa e kontratës;
 Rikonstruksion i rrugëve, trotuareve dhe ndricimit në lagjen “30 – Vjetori”, Berat;
 Rikonstruksion i stadiumit “Tomori” në lagjen “30 – Vjetori”, Berat.

Eshte punuar intensivisht për të aplikuar për çdo thirrje për projekte nga partnerët e huaj, për të përfituar investime dhe projekte me bashkëfinancime për qytetin.

Gjatë vitit 2018 u realizuan bashkëpunime me Partnerë Ndërkombëtarë, si:
– Banka Botërore, për financimin e projektit te zhvillimit te turizmit per Shqiperine e Jugut-financimi i dy rrugeve lidhese me Kalane, rruga “Muzakë Topia” dhe rruga “Mihal Komneno”, të cilat do të ofrojnë lehtësi për trafikun e mjeteve, parkimin, ndricimin, sheshet panoramike, por edhe do t’i shërbejnë fuqizimit të bizneseve turistike, të cilat janë të përqendruara në Qendrën Historike.
Në fazën e dytë parashikohet financimi i Bankës Botërore në shumën 15 milionë dollarë përfshirë TVSH. Projektet, të cilat do të hartohen nga specialistë të Bashkisë Berat në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pritet të fillojnë brenda vitit 2019 dhe përfshijnë:
1. Rikonstruksioni i fasadave pergjate rruges “Antipatrea” dhe rehabilitimi në rrugën “Antipatrea” i segmentit “Ulliri” – shkolla “22 Tetori”.
2. Rehabilitimi urban i sheshit “Iljaz Vrioni’’ dhe i fasadave të objekteve perreth tij.
3. Lidhja me rruge makinash ( rruga SHISH – Ura e RE) dhe rehabilitimi i zones perreth + Parkim.
4. Rizhvillimi i tuneleve pergjate lumit.
5. Zhvillimi i Parkut ne brigjet e lumit.
6. Rehabilitim pamor i zonave informale ne perendim.
7. Rehabilitim i anëlumit Gorice + rehabilitimi i rruges nacionale ne Gorice.
8. Restaurim i fasadave pergjate rruges “Mihal Komneno”.
9. Restaurim i peizazhit historik urban në “Goricë”.
Me Qeverinë Zvicerane për projektin e Mbetjeve Urbane, pritet te fillojne se shpejti nderhyrjet emergjente ne sheshdepozitimin e mbetjeve dhe do te vijoje puna per sheshdepozitimin rajonal te mbetjeve.
– Me Banken Gjermane per Zhvillim KFË vijon projekti i rehabilitimit te rrjetit ujesjelles – kanalizime, Berat – Kucove.
– Me Organizaten Italiane CESVI per projektin “Trec” ne fushen e turizmit eshte bere e mundur furnizimi me pajisje i Zyres se Interpretimit Turistik dhe po punohet per paketen promocionale te Beratit.
– Me Delegacionin e BE per Projektin “Bashkite per Europe” eshte bere e mundur ngritja e kendit informues per Bashkimin Europian dhe trajnimi i stafit per te punuar me projekte te BE-së.
– Me Kompanine TAP eshte bere e mundur mobilimi i bibliotekes ‘’Vexhi Buharaja” ne vleren 100 mije euro dhe po punohet per projektin e rezervuarit te Mbreshtanit me vleren 350 mije euro.
– Kompania TAP ka financuar gjithashtu ndertimin e dy shkollave ne Uznove dhe Veterik dhe ndertimin e nje kopshti per femijet ne Dyshnik.
– Ne kuadrin e Programit IPA 2018, Berati do te jete pjese e financimit nga Delegacioni i BE – së dhe Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ( BERZH), per projekte infrasturkturore ne funksion te rritjes se turizmit. Bashkia Berat ka aplikuar per mbeshtetje per dy projekte; Rruga Berat – Qafe – Dardhe dhe degezimi Bodgan – Karkanjoz, Rruga Sinjë – Levan – Aranitas dhe degezimi Sinjë – Mbjeshtovë – Bistrovicë, qe rrisin aksesin turistik dhe potencialet ne agrobiznes ne malin e Tomorit dhe malin e Shpiragut, ne vlere totale 10 milione euro.
– Agjencia Amerikane për Zhvillim USAID, ka qenë prezente në fushën e financave, taksave dhe zhvillimin ekonomik për ngritje kapacitetesh dhe logjistikë për stafin e bashkisë. Në vitin 2019 do të vijojë puna në këta sektorë, duke qenë bashki e përzgjedhur ndër 5 bashkitë pilote të USAID -it në Shqipëri.
– Vazhdon projekti në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara PNUD, për integrimin social të popullatës rome në qytetin e Beratit dhe mbështetja për Qendrën Komunitare Rome. Me PNUD eshte bere i mundur rikonstruksioni i kopshtit ‘’Barrikade’’, rikonstruksioni i Çerdhes nr.7 dhe rikonstruksion i KUZ tek lagjia ‘’30 – Vjetori’’, prane territorit qe banohet nga popullata rome.
– Me Fondacionin Shqiptaro – Amerikan per Zhvillim dhe Shoqaten BID Berati ka vijuar bashkepunimi për evente ne Zonen BID si bashkefinancimi i aktiviteteve, “ Dita e Turizmit”, “Fundjavat “, “Dita e Gatimeve Tradicionale” dhe “ Festat e Fundvitit” .
– Me Agjencine e Zhvillimit Rajonal 3 eshte bashkepunuar per Projektin “100 Fshatrat’’, ku eshte aplikuar per 4 fshatra turistike ne Bashkine Berat dhe jane perzgjedhur 2 fshatrat: Roshnik dhe Qafe – Dardhe. Ne fshatin Roshnik do te behet i mundur rikonstruksioni i shkolles se Roshnikut.
– Me Ambasaden Gjermane eshte bere i mundur rikonstruksioni i Kopshtit ‘’Donika Kastrioti’’.
– Me Kooperimin Italian eshte bere i mundur rikonstruksioni i rruges “Santa Lucia”.
Po vijon puna për tre projekte në fushën e trashëgimisë, turizmit dhe agrobiznesit, në kuadër të Thirrjeve të Bashkimit Evropian, të cilat përfshijnë Programin Ndërkufitar Shqiperi – Greqi, si me poshte:
1 – Mbrojtja dhe ruajtja nëpërmjet promovimit të pjesëmarrjes ( me titullin: 4ALL). Partnerë: Bashkia Berat, Instituti i Kërkimeve Urbane Tiranë, Shoqata Rajonale e Bashkive te Epirit ( Greqi), Organizata ESAMEA ( Greqi), Njesia Menaxhuese e Parkut Kombetar Pindos – Sit Unesco ne Greqi. Vlera e buxhetit 134 mije euro.
2 – Kontributi për forcimin e sektorit të vajit të ullirit, duke promovuar praktika të mira kultivimi, duke aplikuar teknologji precise të argikulturës, duke krijuar produkte lokale innovative dhe mbështetje për fermat e vogla. – Akronimi: Olive Culture Partnerë: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Bashkia Berat, Qarku Vlore, Bashkia Nicolaos Skoufas, Universiteti Ionian. Vlera e Buxhetit 72 mije euro.
3 – Promovimi i turizmit kulturor dhe rritja e kapaciteteve – Culture Lands. Partnere: Bashkia Berat, Agjencia per zhvillimin e turizmit ne Maqedonine Perendimore, Universiteti i Thesalise. Vlera 59 mije euro.
Bashkia Berat gjatë vitit 2018 organizoi disa festivale dhe aktivitete, si: Dita e Trashëgimisë Kulturore, Festa e Miqësisë, Festivali Multikulturor, Porotkallia, Maratona e Këngës, Festivali FolkArt, Fundjavat në Berat, Festa e Gatimeve Tradicionale, Festat e Fundvitit, mbështetur nga buxheti i Bashkisë, në bashkëpunim edhe me donatorë.
Bashkia Berat ka investuar në drejtim të zhvillimit të sektorit të artizanatit, lehtësuar dhe asistuar artizanët e qytetit Berat. Në këtë kuadër, Bashkia ka krijuar një treg të vogël artizanati në shëtitore me qëllim nxitjen e artizanëve të vegjël prodhues të qytetit, duke i vendosur ata në kontakt me tregun turistik dhe duke i dhënë shtysë zhvillimit të iniciativave të vogla në këtë fushë.
Ne bashkepunim me organizaten Flag Albania dhe me asistence te eksperteve Holadeze, kemi hartuar nje strategji per informimin e qytetareve dhe per trajnimin e kerkesave dhe ankesave te tyre.
Bashkia Berat ka ndërmarrë përpjekje domethënëse në rritjen e sherbimeve per qytetaret përmes zbatimit të konceptit “Zyra me një ndalesë”, përmirësimit te faqes së internetit dhe përdorimit të internetit për botimin e vendimeve të Këshillit. Këto perpjekje kanë rritur jo vetëm kontaktet dhe kërkesat, por kanë sjellë edhe rritje të ankesave.
Bashkia Berat ka krijuar edhe një sistem të ri të regjistrimit të ankesave (bazë të dhënash), dhe tashmë mund kontrollojë lehtësisht se cilat janë çështjet më urgjente për t’u zgjidhur.
Nje sistem i ri ankimimi online do te shtrihet edhe ne Njesite Administrative te reja te Bashkise Berat, ku do te mund të ofrohet sherbim direkt per qytetaret dhe kthim pergjigje per praktikat e tyre ne çdo fshat apo njesi te larget.
Ne fushen e shërbimeve publike kemi synuar efektivitet ekonomik te shprehur ne sasine e sherbimeve, ne organizmin dhe manaxhimin e tyre.
Krahas shtimit te siperfaqeve, vemendje do t’i kushtohet edhe:
– mirembajtjes te rrjetit ekzistues të ndriçimit publik ne gjithe teritorin e bashkise.
– mirembajtjes se kalldremeve, rrugeve dhe shesheve te afaltuar dhe jo vetem.
– mirembajtjes se rrjetit rrugor ne gjithe shtrirjen teritoriale te bashkise.
– permiresimin e sherbimit te pastrimit ne qytet, unifikim te sherbimit ne njesite e reja.
– mirembajtjes se siperfaqeve të gjelbërta.
– mirembajtjes se hapesirave publike dhe çlodhese etj.
Pjese e rendesishme ne vizionin tone eshte dhe do te jete ndjekja e:
– Furnizmit me uje te pijshem.
– Sherbimi i menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane.
– Mbikëqyrja e sherbimit te transportit urban.
– Gatishmeri dhe pergjigje ndaj Emergjencave Civile.
– Sherbimi social dhe mirefunksionimi i qendrave sociale / komunitare.
– Mirembajtje te objekteve arsimore ne gjithe territorin e bashkise.
– Gjallerimi i jetes kulturore, artistike dhe sportive.
Projektbuxheti i vitit 2019 dhe PBA 2019-2021, ne kuadrin e rritjes së transparences dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore në raport me komunitetin, eshte hartuar duke zhvilluar seanca të vazhdueshme të konsultimit me qytetarët, ne 4 Njesite Administrative, 3 lagjet e qytetit, grupet e interesit dhe shoqerine civile.

Disa konkluzione për PLAN BUXHETIN 2019:

 Bashkia Berat në planifikimin e të ardhurave është mbështetur në realizimin faktik të të ardhurave të vitit 2016 dhe 2017, pritshmerine e vitit 2018, si dhe ne Paketen Fiskale, miratuar me VKB -në nr. 57, date 28.12.2015 “Per miratimin e sistemit te taksave dhe tarifave vendore ne Bashkine Berat”, i ndryshuar me VKB -në “Per disa shtesa dhe ndyshime te ketij Vendimi”, krahas Udhezimeve dhe VKM -së per sistemin e taksave.
 Plan Buxheti i vitit 2019 eshte hartuar nga Bashkia Berat, mbeshtetur ne Udhezimet perkatese te ardhura nga Ministria e Financave, duke ndjekur ne menyre korrekte fazat e pergatitjes se tij.
 Bashkia Berat ne hartimin e Plan Buxhetit 2019 parashikoi shpenzimet sipas programeve buxhetore duke marre ne konsiderate edhe problematikat e dala nga degjesat publike.
 Plan Buxheti 2019 (plani i shpenzimeve) eshte mbeshtetur ne te njejtin numer punonjesish si ne vitin 2018.
 MFE e ka vlerësuar projektdokumentin gjate fazes se pare, hartuar nga Bashkia Berat, duke e kthyer këtë proces në një proces gjithëpërfshirës, njekohesisht ka orientuar Bashkine Berat ne prioritetet qe i duhen dhene shpenzimeve per investime ne raport me shpenzimet operative.
 Ne Plan Buxhetin e vitit 2019 nuk jane perfshire te ardhurat e trasheguara nga viti 2018, pasi rezultati perfundimtar do te dale pas rakordimit te të ardhurave dhe shpenzimet te realizuara deri me 31 dhjetor 2018, procedure qe kryhet ne janar 2019 me degen e thesarit. Kjo shume do te miratohet në mbedhjen e Keshillit Bashkiak te fillimvitit 2019 .
Ky projektbuxhet, mbeshtetur ne parimin e transparences, parashikueshmerise, gjitheperfshirjes etj., ka shprehur nevojat, kerkesat dhe pritshmërite e bashkëqytetarëve tanë, dhe besojme se është zbatim i përgjegjësive ligjore, detyrimeve dhe angazhimeve të marra përsipër nga Bashkia Berat.

Te nderuar keshilltar, ju uroj suksese ne zhvillimin e kesaj mbedhje, ne diskutimin, analizimin dhe vleresimin e ketij dokumenti nga me te rendesishmit qe Vendimon Keshilli Bashkiak!
Mirenjohje per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Keshilli i Bashkise Berat, i ka dhene gjate ketyre viteve ekzekutivit te bashkise ne realizimin e misionit ne sherbim te komunitetit!
Shpreh bindjen se bashkepunimi, mirekuptimi dhe mbeshtja Juaj do te jete edhe ne miratimin e ketij projektbuxheti.
Gezuar festat e fundivitit, mbaresi ne familjet tuaja dhe mbare komunitetit te Bashkise Berat!
Ju faleminderit!