Home / Njoftime / Miratimi i buxhetit 2020

Miratimi i buxhetit 2020

Miratuam sot Buxhetin e Bashkisë Berat për vitin 2020.

Nëpërmjet këtij buxheti:
Kemi planifikuar mbulimin e detyrimeve të mbartura prej 273 milion lekësh. Kemi programuar në kohë detyrimet e kontratave të parashikuara në PBA.
Kemi fokusuar investimet në katër drejtime kryesore:

 Intensifikimin e Shërbimeve Publike dhe përmirësimin cilësor të tyre.
Investim në infrastrukturën arsimore.
Investim në infrastrukturën bujqësore.
Vëmendje e duhur në sektorin e Turizmit, Artit dhe Kulturës.

Buxhet i konsoliduar për një zhvillim të qëndrueshëm
2020 e presim me entuziazëm dhe besimplotë për një vit të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e qytetit.