Home / Të Rejat nga Trashëgimia / Menaxhimi i integruar i siteve trashëgimi kulturore

Menaxhimi i integruar i siteve trashëgimi kulturore

Në ambientet e qendrës mesjetare të Beratit midis datave 17-19 tetor 2012 u zhvillua trajnimi për menaxhimin e integruar të siteve trashëgimi kulturore. Organizimi i këtij aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit SUSTCULT dhe në fokus kishte diskutimet dhe prezantimet në lidhje me përmirësimin e politikave të menaxhimit të qendrës historike dhe sidomos atë të zonës së mbrojtur. Ndër të tjera u trajtuan mendime të ndryshme në lidhje me pjesmarrjen dhe përfshirjen e grupeve të interesin në përgatitjen e planit të menaxhimit dhe ndikimet social-ekonomike dhe mjedisore që do të sillte çdo ndërhyrje në peisazhin përreth qendrës historike të Beratit. Organizimi i trajnimit u bë i mundur nga Bashkia Berat dhe DRKK Berat, partnerë të projektit SUSTCULT.