Home / Aktivitete / MBRËMJE ARTISTIKE NË DITËN BOTËRORE TË XHAZIT

MBRËMJE ARTISTIKE NË DITËN BOTËRORE TË XHAZIT

Një tjetër mbrëmje e bukur artistike për qytetarët e Beratit ishte koncerti i 30 Prillit, Ditës Botërore të Xhazit, organizuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”. Realizimi dhe konceptimi i këtij koncerti u bë i mundur nga regjisor -Shpetim Dyrmishi, muzikant – Altin Metohu, drejtuese artistike – Migena Hoxha. Ky koncert rrëmbeu duartrokitjet e artdashësve të shumtë vendës dhe të huaj, të cilët vlerësuan mjaft interpretimin artistik të këngëtarit Ajet Çaushi, po ashtu dhe të të rinjve të talentuar, si: Kerol Xhamo, Dosila Shehu dhe Alesio Zaloshnja. Gjithashtu u vlerësua performanca profesionale e Altin Metohut në tastierë dhe Njazi Saraçit në tarabuke. Të tjera mbrëmje argëtuese do të ketë në ditët në vazhdim.